Këngëtari shqiptar shtiret si lypës në rrugët e Tiranës (VIDEO)

I veshur me rroba të vjetra, i palarë dhe i pashpresë. Ky ishte impakti i parë që të jepte me paraqitjen e kamufluar artisti Besmir Sulaj.

Barotoni Sulaj i ftuar në ”Wake up” në Top Channel ka treguar se është bërë pjesë e një eksperimenti social në rrugët e Tiranës, për të kuptuar se si është të jesh një lypës në kryeqytet.

Ai ka treguar reagimet e njerëzve nga syri i një lypsari. “Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë”- u shpreh Besmir Sulaj. Madje, atij i kishte bërë përshtypje fakti se ndryshe nga të tjerët, njerëzit që lypin në rrugët e kryeqytetit janë më shumë humanë me njëri-tjetrin. Për më tepër ndiqni videon nga një pjesë e rrëfimit të tij.

SHKARKO APP