Këngëtarja Eleni Foureira heq dilemat: Jam krenare që jam shqiptare

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë, pasi mohoi origjinën e saj.

E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot.

Në një intervistë për “Wiwiblogs” , Eleni rrëfen se braktisi Shqipërinë gjatë luftës civile në vitin 1997.  “Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri, ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe.

E do të nisësh jetën nga fillimi. Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bënë mua kjo që jam sot”, u shpreh Eleni.

Eleni Foureira (Cyprus) Interview  @ Eurovision 2018 | wiwibloggs

SHKARKO APP