Keni fshirë historikun e telefonit? E keni gabim, ja si…

Pas skandalit të madh të Cambridge Analytica kundrejt gjigandit Facebook, shumë çështje të privatësisë sonë në komunikimin virtual u vendosën në pikëpytje.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, pothuajse të gjithë vrapuam për të fshirë historikun e telefonit apo kompjuterit. Por paskemi gëzuar më kot. Në një artikull me titull “How Long Does Google Retain Me Web History” (Për sa kohë i ruan Google të dhënat e mia?) zbuluam disa detaje të rëndësishme.

Çdo gjë që ne kemi kërkuar regjistrohet automatikisht në Google. Kjo gjë vlen për çdo pajisje; nëse jeni të lidhur me Google-in, çdo e dhënë ruhet: faqet që shfletoni, foto apo videot që shkarkoni, këngët që dëgjoni në Youtube etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas artikullit, ne mund ta fshimë historikun vetëm nga telefoni apo kompjuteri, por asnjëherë nga motori i kërkimit, pasi aty ruhet fije për pe çdo informacion, nga më i parëndësishmi tek ai që ne s’do donim të na i shihte dikush. Madje, në saj të një kërkese kundrejt Google-it, mund të jemi në gjendje të marrim një kopje të gjithë informacionit që kemi kërkuar. Mesa duket Google shkon përtej parashikimeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?