Këpucët me lule, tendenca më romantike e sezonit
Pranvera, pas disa hezitimesh, duket se do të mbërrijë përfundimisht, por në këpucët protagoniste të sezonit, lulet dhe gonxhet tashmë kanë lulëzuar prej pak kohësh.
Le ta pranojmë vetëm duke i parë ato, kush e di pse, ne menjëherë ndihemi më mirë.
Zgjedhja është e gjerë dhe e larmishme dhe përfshin praktikisht të gjitha kategoritë më të bukura të këpucëve këtë vit: të mundoheni të blini vetëm një palë do të jetë praktikisht e pamundur.
Nga këpucët me lule me takë, të stampuara në copa pëlhure, Mary Jane, me rrip në kyçin e e këmbës dhe deri tek këpucët e sheshta me thembrën jashtë.
Zgjidhja ideale për tu veshur edhe dasma, pagëzime, konfirmime dhe kështu me radhë (dhe ne jemi të sigurt që në pranverë përveç ceremonive do të keni më shumë se një rast për ti veshur ato!).
Sigurisht, nuk mungojnë propozimet e sheshta, të përsosura për çdo ditë: nallanet, balerinar dhe deri tek atletet , prej lëkure ose cope, të dekoruara me trëndafila dhe dekore të çmueshme.