Keqtrajtonte stafin, nisin hetimet për emisionin e famshëm në SHBA “Ellen DeGeneres Show”

Para kamerave shumë shaka dhe të qeshura me të ftuar të famshëm, por prapaskenat e shfaqjes së njohur në SHBA ‘Ellen Degeneres Show’ janë një tmerr i vërtetë.

Së fundmi ” Ellen DeGeneres Show” është bërë objekt i një hetimi të brendshëm të ËarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, raporton Variety. Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Telepictures, që vepron si një degë e Warner Bros. Television.

Ky hetim pason raportimet e fundit të BuzzFeed News ku ish-punonjës të Ellen DeGeneres dëshmojnë për mjedisin toksik të punës. Punonjësit thanë për Buzzfeed Neës në një artikull të botuar më 16 korrik se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin nga televizioni.

Gjatë peridhes së lockdown-it shumë punonjës janë lënë vetëm pa asnjë mbështetje ekonomike. Ndërsa disa të tjerë thanë se janë pushuar nga puna, pasi morën disa ditë leje për çështje mjekësore, apo për të bërë varrimin e një të afërmi.

Një tjetër ish-punonjës tha se pasi mori një leje mjekësore një muaj pas një përpjekje vetëvrasjeje, ai u kthye në punë dhe iu tha se pozicioni i tij nuk ishte më.

SHKARKO APP