Kërkesë e çuditshme e danezëve për UNESCO-n: Mbro lumturinë tonë!

Danimarka do t’i kërkojë agjencisë kulturore të Kombeve të Bashkuara UNESCO që të njohë zyrtarisht konceptin “hygge” dhe ta marrë në mbrojtje. “Hygge” është mënyra se si danezët e përkufizojnë gjendjen e lumturisë së përditshme dhe sipas Danezëve, arsyeja pse vendi i tyre është ndër më të lumturit në botë.

Hygge përfshin një humor dhe atmosferë komode dhe rehati dhe është përhapur ndërkombëtarisht në vitet e fundit. Shumë njerëz e kreditojnë atë për renditjen më të lartë të Danimarkës në sondazhet globale të mirëqenies.

Fushata turistike “Vizito Danimarkën” tha të mërkurën se vendi do të bënte kërkesën për UNESCO. Nëse është e suksesshme, UNESCO-ja do të njohë “hygge” si trashëgimi kulturore të paprekshme së bashku me praktikat dhe traditat e njohura, siç është kultura e birrës së Belgjikës dhe praktika e lashtë indiane e jogës.

“Me rritjen e presioneve shoqërore dhe rëndësinë në rritje të mirëqenies, theksimi i “hygge” mbi bashkësinë dhe barazinë mund të ketë përfitime reale dhe të prekshme”, tha Meik Wiking, themelues dhe CEO i Institutit të Kërkimit të Lumturisë dhe mbështetës i kërkesës.

UNESCO liston jo vetëm monumente dhe vepra arti por edhe praktika, tradita dhe rituale shoqërore.

SHKARKO APP