Kërkimi shkencor në shkencat sociale

Nga Xhorxhina Deda –
Problemet sociale nuk janë të panjohura për ne. Nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të prekemi në mënyrë të tërthortë. Problemet sociale quhen të tilla kur prekin një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të shoqërisë dhe pranohen nga kjo e fundit si të tilla. Problemet sociale rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë normat e shoqërisë. Në momentin që këto probleme kërcënojnë këto norma nevojitet marrja e masave për ta zgjidhur. Në mënyrë të pashmangshme del në pah nevoja e kërkimit shkencor në sferën sociale. Pikërisht problemi social bëhet objekt I kërkimit social. Ne e dimë se çdo lloj kërkimi fillon me problemin dhe problemet janë nga më të ndryshmet, por në preceptimin tim studimet sociale kanë një shkallë vështirësie më të madhe pasi dhe vetë problemi social është I tillë. Një problem social nuk është I izoluar, por prek një numër të konsiderueshëm personash. Duhet pranuar se kur problemi merr përmasa shoqërore dhe kompleksiteti I tij është më I madh. Për të kuptuar më qartë vështirësinë e studimeve sociale le të fokusohemi te objekti. Më lart e preka që kërkimi përqëndrohet te objekti dhe nëpërmjet tipareve të objektit kuptojmë nivelin e vështirësisë. Për ta qartësuar le të marrim një shembull të zakonshëm. Nëse flasim për shencat e natyrës, mund të themi se objekti I tyre shpesh herë është fizik dhe I prekshëm e natyrisht e kemi më të lehtë studimin dhe ndërhyrjen. Mund të ketë dhe objekte të paprekshme si në rastin e limiteve në matematikë. Vërtetë është objekt I paprekshëm, por problemi është ose mund të jetë I manipulueshëm në një kohë të caktuar dhe jo shumë të gjatë. Problemet sociale dhe objekti social është jo vetëm I paprekshëm , por do realisht shumë kohë të studiohet dhe të zgjidhet.Në rastin e problemit social eksperimentimi dhe zgjidhja mund të jenë dhe të pamundura. Të ndryshosh një sjellje është tepër e vështirë. Pavarësisht nga shakalla e vështirësisë kërkimet shkencore sociale janë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme. Përpara se të fokusohem në aspekte të rëndësishme të kerkimit social dua të përmend disa probleme sociale për të kuptuar nevojën e studimeve në këtë sferë. Problemet janë të panumërta dhe sidomos në vendin tonë por lë sjellim në vëmendje disa prej tyre siç janë përdorimi I drogës, vrasjet, dhuna, varfëria, trafikimi, papunësia, korrupsioni ,moszbatimi I ligjit, vjedhjet, jeta boshe e të rinjve etj. Të gjithë ne kemi dëshirën e mirë për ti zgjidhur sa më shpejt këto probleme ,por e dimë shumë mirë se sa kohë dhe punë duhet. Rëndësia e kërkimit shkencor konsiston në evidentimin e problemeve dhe gjithashtu jep zgjidhjen per këto probleme. Për të kaluar kështu nga problemet te rëndësia e kerkimit social mund të themi se kerkimi social ashtu si në çdo fushë ka për qëllim të jetë burim dijesh, pra njohuri për faktet e panjohura. E veçanta është se në këtë rast kjo njohuri vjen si informacion I azhornuar, I vërtetuar dhe I dobishëm. Jo vetëm informues ,por mbi të gjitha shkencor. Kërkimi shkencor është I rëndësishëm pasi ruan kohezionin shoqëror. Hulumtimi social manifeston shkaqet e problemeve dhe përmirëson ose jep zgjidhjen e tyre. Studimi social ndihmon në planifikimin social dhe kjo bëhet duke ndjekur këshillat e studimit në mënyrë që të kemi rritje shoqërore dhe zhdukjen e problemeve. Në momentin që hulumtimet zgjidhin problemet sociale duke gjetur faktorët shaktarë atëherë me zgjidhjen vijnë dhe ndryshimet strukturore të shoqërisë e për pasojë përmirësimi I saj. Hulumtimi social gjithshtu bën të mundur mirëqenien sociale dhe nga kjo vjen dhe rritja sociale duke rritur standartin e jetesës. Një aspekt tjetër shumë I rëndësishëm është dhe parashikimi shoqëror që vjen nga ndihma e studimit social. Mund të themi se ndihmon në bërjen e ligjeve sociale. Për një drejtim të qetë të shoqërisë kontrolli shoqëror është I nevojshëm dhe për këtë qëllim aplikohet kërkimi social në shoqëri për sjelljen e rendit, por gjithashtu përmirëson teknikat e vjetra ose I zëvëndëson me të reja. Mund të flasim për nevojën e madhe ,por në ditët e sotme kur problemet sa vijnë dhe gjejnë terren për tu përhapur, ne duhet të veprojmë përmes studimeve. E rëndësishme është që të bëhen në rrugën dhe mënyrën e duhur dhe në shkenca të caktuara. sociale të përdoret metoda respektive e saj.

SHKARKO APP