Kërkohet prapë ekstradimi i Roman Polanskit

Shtetet e Bashkuara provuan ta ekstradojnë atë edhe në tetor të vitit të kaluar, por Polonia vetëm e intervistoi regjisorin pa bërë hapa të mëtutjeshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar Polonisë një kërkesë ekstradimi të regjisorit të njohur Roman Polanski.

Polanski akuzohet se para disa vitesh kishte bërë seks të jashtëligjshëm dhe me forcë ndaj Samantha Gailey, asokohe 13 vjeçare. Polanski po qëndron aktualisht në Krakow të Polonisë në xhirimet e filmit të tij më të ri. Shtetet e Bashkuara provuan ta ekstradojnë atë edhe në tetor të vitit të kaluar, por Polonia vetëm e intervistoi regjisorin pa bërë hapa të mëtutjeshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Poloni tha se Polanski është i lirë të bëjë ç`të dojë dhe se legjislacioni amerikan nuk gjen përdorim edhe në Poloni. Polanski në vitin 2009 u arrestua në Zvicër, por që nga ajo kohë nuk ka pasur zhvillime tjera të rastit. / KultPlus.com

SHKARKO APP