Kërkoj të adoptohem! Çfarë ndodhi me 85-vjeçarin që nuk donte të vdiste i vetëm?

Hin Zicheng është një prej miliona kinezëve të moshuar që ka mbetur i vetmuar pasi partnerja i ka humbur jetën dhe fëmijët janë zhdukur.

85-vjecari ishte tepër i frikësuar se do ishte i vetëm kur të ndërronte jetë në banesën e tij në Tianjin, kështu që zgjodhi të kërkojë ndihmë.

Ai grumbulloi mbetje letrash të bardha dhe shkruajti: “Kërkoj dikë që të më adoptojë.”

“Burrë i vjetër i vetmuar rreth të 80-ave. I fortë. Mund të bëjë pazar, të gatuajë dhe të kujdeset për veten. Nuk ka sëmundje kronike. Dola në pensioni nga instituti i studimeve dhe marr 700 dollarë në muaj. Nuk mund të shkoj në azil pleqsh. Shpresa ime e vetme është që një person i mirë apo familje të më adoptojë, të më ushqejë në këtë periudhë pleqërie dhe të varrosë trupin tim kur të vdes”, shkruhej në letër sipas Washington Post.

Han është një prej të mbijetuarve nga pushtimi japonez në Luftën e Dytë Botërore, i cili ka dy djem. Njëri është larguar, kurse tjetri jeton në Kanada që prej 2003.

Shënimi i tij u postua në mediat sociale dhe qindra njerëz filluan ta thërrasin atë për t’i ofruar ndihmë. Por Han ishte i sigurtë për atë që donte ta adoptonte dhe refuzonte emigrantët apo persona të tjerë që mendonte se ishin nën të.

Han bëri disa miq të rinj, dhe filloi të bisedonte në telefon me Jiang Jing, një student drejtësie rreth 20 vjeç dhe një burrë ushtarak me emrin Cui.

Papritur, në mars nuk po dëgjonte askush për të dhe fqinjët vunë re se nuk po kalonte në shkallët e ndërtesës, por askush nuk e kontrollonte. Jiang Jing foli për herë të fundit me të në 13 mars. Herën tjetër që e mori në muajin prill, iu përgjigj dikush tjetër.

Ishte djali i Hanit Han Chang i cili udhëtoi nga Kanadaja pasi dëgjoi se babai i tij vdiq më 17 mars.

Frika më e madhe e Hanit nuk ndodhi.  Dikush e mori për ta dërguar në spital dhe qëndroi me të deri në minutën e fundit të jetës. Ai nuk vdiq vetëm.

SHKARKO APP