Kërkon të arrestohet për t’i “shpëtuar” bixhozit

Provokoi një incident me shpresën se do të përfundonte në qeli, si akt ekstrem për të fituar kundër varësisë së tij ndaj bixhozit, shkruan tgcom.it

Ndodhi në Monreale, provincë e Palermos, ku një i papunë 48 vjeçar i “fiksuar” pas lojërave të fatit, të hënën mbrëma, përplasi makinën e tij me makinat e policisë në stacionin e Grisit, në periferi të komunës siçiliane.

Pasi tentoi me ilaçe dhe psikologë, dy tentativa të dështuara, tentoi të futej në burg, si tentativa e fundit për të hequr dorë nga kumari.

Gjatë fjalës së tij, mbajtur përballë gjyqtarit në Gjykatën e Palermos, 48 vjeçari i papunë, lindur në Gjermani, ka treguar se është një lojtar i fiksuar pas kumarit dhe ka arritur deri në pikën sa të shpresojë që arrestimi do të mund ta nxjerrë nga ai “tunel”, i cili i ka shkaktuar 200 mijë euro humbje në pesë vitet e fundit.

Imazhet filmike kamerave të sigurisë, instaluar në zonë, konfirmojnë dëmin e shkaktuar vullnetarisht.

Makina i është sekuestruar dhe u gjet pa siguracion.

Por tentativa e dëshpëruar nuk shërbeu për asgjë, pasi burri është lënë sërish i lirë pas verifikimeve.

SHKARKO APP