Këshilla bukurie në izolim, parukierët ndihmojnë klientët të kujdesen për veten
Kujdesi për vetën është i rëndësishëm edhe në periudhë karantinimi pasi të bën të ndjehesh mirë. Për këtë arsye profesionistë të fushës në ShBA kanë zgjedhur që nëpërmjet këshillave në internet të gjenden pranë klientëve të tyre.
Të ndjehesh mire dhe të dukesh bukur janë dy nga elementët thelbësorë për të mbijetuar në karantinë. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, vështirësi pas mbylljes së salloneve, po hasin edhe vetë parukierët, të cilët detyrohen të presin edhe vetë flokët e tyre në këtë kohë pandemie.
“Unë mendoj se bukuria dhe kujdesi për veten është thelbësore. Bëhet fjalë për gjendjen mendore. Industria e bukurisë është një biznes miliarda dollarësh,” tha make up artisti Patrick Starrr.
Te shumta kanë qenë edhe këshillat kozmetike nëpërmjet videove të shumta që Starr ka postuar në internet. Starrr ka mbi 4.45 milion abonentë në YouTube dhe kjo është mënyra që ka zgjedhur jo vetëm për tu marrë më punë në këtë periudhë karantinimi, por edhe për të përcjellë pak doza humori, për të cilat të gjithë kanë nevojë.
Ndërsa Amelia Edmundson, pronare e një salloni bukurie në Beverly Hills, menjëherë mendoi se kjo situatë do të ndikonte në vetëvlerësimin e klientëve të saj. Për këtë arsye ka përgatitur vetë bojërat për ngjyrat e klientëve të saj dhe ua ka dorëzuar në shtëpi bashke me udhëzimet e nevojshme, dhe tani po shijon rezultatet. “Bukuria është e nevojshme nga brenda jashtë”, shprehet ajo.
Këshilla që japin profesionistët në këtë kohë karantine: është koha e përsosur për të eksploruar, ndaj kujdesin për vetën kthejeni në formë argëtimi.