Këshilla e psikologëve: Mos i vendosni fëmijët nën presion

Rikthimi në shkollë nuk është i mirëpritur nga të gjithë fëmijët. Nxënësit e klasave të para e kanë më të vështirë përshtatjen me ndryshimet ndaj psikologët apelojnë prindërit dhe mësuesit që t`u qëndrojnë pranë dhe të mos i vendosin nën presion.

Përfundimi i pushimeve, zgjimi herët dhe nevoja e organizimit të kohës shpesh i vendos nën presion nxënësit, sidomos ata që nisin klasën e parë.

Psikologët thonë se fëmijëve u duhet kohë të përshtaten me situatën e re dhe se shumë prej tyre ndihen nervozë, në jo pak raste të stresuar.

Lenida Halilaj: Mund të krijojë pak konfuzion, mospërshtatje me sistemin e ri. Mund të mos duan të shkojnë në shkollë. Mund të mos pëlqejnë klasën, të socializohen me të tjerët, duan të vazhdojnë të rrinë me prindërit.

Lenida Halilaj thekson se roli i prindërve dhe mësuesve është kyç në këtë moment.

Ata duhet të flasin më shumë me fëmijët në mënyrë që t`i përjetojnë ndryshimet sa më lehtë.

Lenida Halilaj: Prindërit duhet të jenë mbështetës, ti inkurajonë që shkolla është diçka e mirë, u vlen për të ardhmen e tyre. Mësuesit duhet të jenë shumë pranues,  që ne këtu jemi në një komunitet, mësojmë së bashku, argëtohemi. Nuk duhet parë shkolla si diçka ku ti shkon për të marrë vetëm njohuri dhe vetëm për të mësuar.

Më të vështirë nisjen e shkollës e kanë ata fëmijë që vijnë nga familje me probleme. Në të tilla raste psikologët apelojnë bashkëpunim mes prindërve.

Lenida Halilaj: Nëse ata kanë zënka, debate, sigurisht që edhe kjo ndikon në qetësinë dhe stresin që ata do të përjetojnë.Shumë fëmijë përjetojnë stres. Mund të ndikojë që të bëhen agresiv, mund të neglizhojnë shkollën.

Për të lehtësuar vështirësitë e rikthimit në shkollë, pranë nxënësve duhet të qëndrojnë edhe psikologët e shkollave.

SHKARKO APP