Këshilli i Qarkut Tiranë ju “afron” kinemanë të rinjve të Kavajës

Gjimnazistë të shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, i janë bashkëngjitur nismës së Këshillit të Qarkut Tiranë, “Kinemaja më afër të rinjve”, dhe kanë ndjekur shfaqjen e një filmi në ambientet e Pallatit të Kulturës në këtë qytet.

Nisma e cila ka nisur në muajin dhjetor, ku në bashkëpunim me Qarkun e Tiranës kinematë e kryeqytetit një ditë të javës reduktuan çmimin e biletës për të rinjtë që frekuentojnë ato, ka për qëllim kultivimin e kulturës së kinemasë dhe filmit tek të rinjtë, dhe ofrimin e kësaj mundësie si për ata që jetojnë në Tiranë dhe rrethina, edhe për të rinjtë e të rejat ta që jetojnë qytete apo fshatra të tjera të Qarkut Tiranë.

“Kjo është një dëshirë e mirë për t’i afruar të rinjtë tek filmi,”u shpreh Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë, i pranishëm në këtë event.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të kësaj nisme, në bashkitë e tjera, pjesë e qarkut të Tiranës, ku nuk ka salla kinema, filmat do të vijojnë të projektohen, falas, në ambiente publike të përshtatshme për këtë qëllim duke i vënë këto ambiente në shërbim të të rinjve dhe sjellë në vëmendje të autoriteteve vendore përkatëse, nevojën për investime të kësaj natyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nismë do të zgjerohet edhe në bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, si Kavaja, Kamza, Vora dhe Rrogozhina. Afrimi me filmin dhe me kinemanë është një vlerë; ju pasuron ditën dhe ju largon nga rutina e padobishme e kafeneve dhe vrasja e kohës së vyer. Të parit e një filmi me mesazh e përmbajtje cilësore, në shoqërinë e bashkëmoshatarëve dhe diskutimi i tij, është diçka e dobishme për ju, dhe është detyra jonë t’ju krijojmë kushtet e t’ju nxitim drejt këtyre lloj aktiviteteve gjithëpërfshirëse”, u shpreh Dalipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?