Këshilltari shkodran ironizon me kërkesën e pazakontë: T’i vendoset rrugës emri i Ademit
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Elson Çeliku i është drejtuar kolegëve të tij me një kërkesë të pazakontë dhe ironike në të njëjtën kohë. Ai ka kërkuar ndryshimin e emrave të dy rrugëve në lagjen Partizani. Ai kërkon që njëra prej këtyre rrugëve të marrë emrin e kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi dhe tjetra Lorenc Luka. Ai ironizon gjendjen aktuale të rrugëve, teksa thotë se këta dy persona kanë kontribuar që qyteti i Shkodrës të ketë rrugë me një infrastrukturë bashkëkohore.
“Me ane te kesaj kerkese i drejtohem kolegeve te mi qe te marrin ne shqyrtim ndryshimin e emrit te dy rrugeve ne lagjen “Partizani”, nga emrat ekzistues ne rruga “Voltana Ademi” ate qe sot eshte “Besa Shqiptare” dhe “Lorenc Luka” ate qe sot eshte “Rruga e Paqes”. Marr shkas t’i drejtohem Keshillit Bashkiak duke i rikujtuar te gjitha investimet e bera nga ish kryetari i Bashkise dhe kryetarja aktuale ne keto dy rruge te cilat jane investime koherente, nder investimet me te mira te bera ndonjehere ne keto 30 vite.
Keto dy akse jane investime te cilat komuniteti nuk do t’i harroje asnjehere ndaj ashtu si i kane nderuar kryetaret e bashkive me investimet ashtu edhe banoret kerkojne t’ia kthejne kete nder. Theksoj se komuniteti qe banon ne keto dy rruge i eshte mirenjohes te gjitheve kryetareve te Bashkise nder keto 30 vite per vemendjen e kushtuar ndaj tyre dhe per pasoje i gjithe komuniteti njezeri deshiron qe dy rruget te emerohen me dy emrat e dy kryetareve te fundit Bashkise Shkoder. Vlen te theksohet se komuniteti shpreh indinjaten e vet ne mosperfshirje te Kryetarve te tjere nder vite ne emertime rrugesh ne ate lagje por siç dihet vetem dy rruge jane dhe po te kishte me shume do kishin propozuar per te vene te gjithe emrat”, shkruan ai.
/abcnews.al