Këta janë yjet e famshëm të showbizit që e nisën karrierën si punëtorë të thjeshtë në Fast-Food

Sot ata janë të famshëm, të suksesshëm, dhe shumë të pasur. Por jeta nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule për këto personazhe.

Përpara se të ishin aktorë, këngëtarë, etj, ata e kanë nisur nga 0, duke punuar si kamarierë apo shërbyes në sektorin e ushqimit të shpejtë. Jeni kuriozë të dini se për cilët personazhe bëhet fjalë?

Zbulojeni si më poshtë:

Image

Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo ishte një kamariere në një mencë në Manhatan.

Image

Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Hollyëood-it, por më parë ai vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.

Image

Jennifer Aniston –Të flasësh për karrierën e saj është e kotë sepse të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë, por ylli i serialit Friends më parë shiste hamburgera.

Image

Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura.

Image

Madonna – Përpara se të bëhej mbretëresha e muzikës POP, ajo ishte një vajzë e re pa para e cila punonte në një prej filialeve të Dunkin’Donuts në Neë York.

Image

Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të McDonald’s në vend.

Image

Barack Obama – Ish-presidenti i SHBA-ve punonte si kamarier në një dyqan akulloresh.

SHKARKO APP