Këtë dimër, këpucët me takë duhet t’i vishni me çorape

Trendet e fundit kanë dalë në idenë se këtë sezon, këpucët me taka duhet veshur me çorape.

Po çfarë çorapesh?

Fjala është për të gjithë llojet e çorapeve, nga ato të najlonit tek të leshtat apo të pambuktat.

Si t’i kombinojmë me këpucët?

Në rregull, po ju bëjmë një guidë të thjeshtë. Kështu që na falenderoni pasi të keni mësuar gjithçka që ju duhet.

Materiali

Përgjithësisht, çorapet e najlonit shkojnë me këpucë ose sandale klasike. Nëse keni një palë këpucë pa dekorime përpiquni të zgjidhni një paë çorape të dekoruara dhe e anasjellta.

Nëse keni bërë në plan të vishni këpucë dimërore të mbyllura, atëherë pështatni një palë çorape të leshta që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe do t’ju bëjnë të dukeni plot stil. Ndërsa në rastin e këpucëve vintage, zgjidhni çorape të pambukta. Kështu do të jeni mes një stili të përditëshëm dhe të sofistikuar.

SHKARKO APP