Këto fjalë të shqipes i kemi shkruar gabim gjithë jetën

Shqipja është padyshim një nga gjuhët më të bukura në botë, pasi të jep mundësinë e formimit të fjalëve të reja dhe lojës së fjalëve. Shembulli më i mirë i këtij fenomeni është Ismail Kadare, romanet e të cilit dallohen për fjalëformimin, aq sa shumë studiues flasin shpesh herë për “Fjalorin Kadare”.

Por ndryshe paraqitet situata për studiuesit dhe akademikët. Fakti që Fjalori i Gjuhës Shqipe ka që në mesin e viteve ’80 që nuk përditësohet, sjell vështirësi të shumta për kërkuesit shkencorë. Teknologjia, mjekësia, shkencat ekzakte por edhe politika kanë ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre 30 viteve të fundit, ndaj edhe terminologjia është shtuar.

Ajo që mund të thuhet për këtë pjesë është se shqipja është një gjuhë e pasur, por prej kohësh nuk është lëvruar më, fakt që e bën të prapambetur në krahasim me gjuhët e tjera europiane.

Përveç këtyre janë edhe një sërë fjalësh që në shumicën e rasteve shkruhen gabim. Ja cilat janë ato:

1. Në shumicën e rasteve shkruhet Mirësevini, por duhet shkruar Mirë se vini. Vetëm në rastet kur fjala kthehet në emër si në rastin “I uroi mirëseardhjen” shkruhet bashkë.

2. Shkruhet djathë, mjaltë, dhe jo djath, mjalt.

3. Në një pjesë të mirë të institucioneve, fjala certifikatë dhe proces shkruhen me ç-ë. Në fakt fjalët shkruhen pa ç-ë. Gjithashtu thuhet pasaportë dhe jo pashaportë.

4. Gjatë artikulimit të fjalës ‘ekzistoj’ aparati i të folurit e ka të vështirë të artikulojë pas k-së shkronjën z-ë. Kështu krijohet një tingull i ngjashëm me g-në, por në fakt duhet shkruar ‘ekzistoj’.

5. Vend, qendër, brenda dhe jo vënd, qëndër, brënda.

6. Kujdes! Shkruhet ‘standard’ dhe jo ‘standart’. Pra, gjuhë standarde dhe jo gjuhë standarte.

7. SËRISH dhe jo SËRISHT!

8. Duhet shkruar ‘e diel’ dhe jo e dielë, e djel, e djelë etj.

9. Një lagje – lagjja ime dhe jo lagja ime.

SHKARKO APP