Këto janë fjalëkalimet më të hakuara në botë – A është i juaji në këtë listë?

Fjalëkalimet më të thjeshta kanë tendencën të jenë më të hakuara, vetëm sepse janë shumë të lehta për t’u goditur. Nga raporti i fundit i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Cyber e Mbretërisë së Bashkuar, evidentohet se 23.2 milionë e njerëzve në rang global përdornin si fjalëkalim 123456.

Ndër fjalëkalimet e tjera më të përdorura dhe më të dobëta njëkohësisht përfshijnë emra grupesh muzikore, skuadra futbolli si Liverpol , karaktere të filmave të animuar, etj. Për sondazhin e parë kibernetik, NCSC analizoi bazat e të dhënave publike të llogarive të hakuara për të parë se cilat fjalëkalime janë përdorur nga njerëzit.

Në krye të listës renditej 123456, që shfaqej në më shumë se 23 milionë fjalëkalime. Paswordi i dytë më i përdorur ishte 123456789, ndërsa të tjerët më të përdorur përfshinin ‘qwerty’, ‘pasword’ dhe 1111111. Sa i takon emrave më të përdorur si fjalëkalim, ishin Ashley, pasuar nga Michael, Daniel. Jessica, dhe Charluie.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për ekipet e futbollit, ato të Premier League si Liverpool dhe Chelsea rezultonin si më të përdorurit. Blink-182 renditej po ashtu si një ndër pasword-et më të përdorur në të gjithë botën.

Raporti zbuloi gjithashtu se 42% e njerëzve humbasin para përmes mashtrimeve në internet dhe vetëm 15% e të anketuarve u shprehën se e ndjejnë veten mjaftueshëm të mbrojtur në internet. Sondazhi u botua para konferencës së NCSC Cyber që do të mbahet në Glasgow nga data 24-25 prill.

20 fjalëkalimet më të përdorur:

  1. 123456 (23.2m)
  2. 123456789 (7.7m)
  3. qwerty (3.8m)
  4. password (3.6m)
  5. 1111111 (3.1m)
  6. 12345678 (2.9m)
  7. abc123 (2.8m)
  8. 1234567 (2.5m)
  9. password1 (2.4m)
  10. 12345 (2.3m)
  11. 1234567890 (2.2m)
  12. 123123 (2.2 m)
  13. 000000 (1.9m)
  14. Iloveyou (1.6m)
  15. 1234 (1.3m)
  16. 1q2w3e4r5t (1.2m)
  17. Qwertyuiop (1.1m)
  18. 123 (1.02m)
  19. Monkey (980, 209)
  20. Dragon (968,625)

5 emrat më të përdorur

  1. Ashley (432,276)
  2. Michael (425,291)
  3. Daniel (368,227)
  4. Jessica (324,125)
  5. Charlie (308,939)

5 skuadrat e futbollit

  1. Liverpool (280,723)
  2. Chelsea (216,677)
  3. Arsenal (179,095)
  4. manutd (59,440)
  5. everton (46,619)

5 muzikantë

  1. Blink182 (285,706)
  2. 50cent (191,153)
  3. Eminem (167,983)
  4. Metallica (140,841)
  5. Slipknot (140,833)

5 karaktere të filmave

  1. Superman (333,139)
  2. Naruto (242,749)
  3. Tigger (237,290)
  4. Pokemon (226,947)
  5. Batman (203,116)

SHKARKO APP