Këto janë rastet, kur Rama është gjuajtur me vezë gjatë 5 viteve në pushtet

Kryeministri Edi Rama u qëllua me vezë gjatë seancën së sotme parlamentare nga deputeti Endri Hasa.

Ky nuk ka qenë rasti i vetëm, kur kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë.

Në shtator të vitit të shkuar, Rama u qëllua në Kuvend nga disa deputetë të opozitës, por veza kapi ministren Ermonela Felaj.

Ndërsa dy vite më parë Rama u quajt me vezë nga një tjetër deputete e opozitës, pikërisht nga Albina Deda.

Përveçse me vezë, ajo e qëlloi edhe me letër të lagur kryeministrin. Rama është gjuajtur me vezë edhe jashtë godinës së Kuvendit. Kujtojmë këtu se në nëntorin e vitit 2015, kur u miratua ligji për Arsimin e Lartë,, dy studente tentuan të qëllonin me vezë drejt Ramës, por ajo nuk e kapi.

Një grup i FRPD-së së Laçit tentoi të qëllojë Ramën me vezë ndërsa po hynte në një takim bashkëbisedues në qendër të qytetit, tetë muaj më parë. Por edhe në këtë rast veza nuk e kapi kryeministrin.

Edhe në mars të vitit 2017 teksa zhvillonte një takim ne Universitetin e Shkodrës, një grup opozitarësh gjuajtën me vezë drejt Ramës, por as në atë rast se kapi. I vetmi rast që veza ka kapur kryeministrin Edi Rama ishte ai i sotmi.

SHKARKO APP