“Këtu ndahen detyra për lart”! Berberi i famshëm fut në “sherr” Bashën me Braçen për fatin e gërshërës

Slogan i ri, imazh i ri. Në prag të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit pasi shpalli sloganin “Shqipëria fiton”, Lulzim Basha vendos të ndryshojë edhe imazhin. Berberi i njohur i VIP-ave në Tiranë, Xhimi Beqiri ka postuar një foto me liderin demokrat, ku shkruan se të gjithë shkojnë aty të kujdesen për veten.

Të gjithë vijnë tek ne, duan të kujdesen për veten, të ndryshojnë imazhin e tyre. Ne ndaj jemi, jo thjesht t’u shërbejmë, por bëjmë art me secilin” shkruan Xhimi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/ kryeministrit Erjon Braçe që nuk e ka kursyer ironinë. Në 30 dhjetor të vitit të kaluar, Braçe që qethet te i njëjti berber, ashtu si shumë figura të njohura shkruante se “ku pret gershera e Xhimit ndodh qe ndahen detyra per lart, ne fillim une e nje minister, tani nje prefekt e nje zevendesminister; merreni me shaka po te doni”.

Por pas Xhimi publikoi sot foton me kryedemokratin, Braçe reagoi me ironi duke shkruar se Basha ka shkuar të marrë fatin e gërshërës, por shton se është me vonesë, pasi “fatin e ka kapur një tjetër më i zoti” duke nënkuptuar se aty është qethur më herët edhe kryeministri Edi Rama.

E mer Xhim; Te thashe ne dhjetor kur mbyllem vitin se mua me lexojne e degjojne. Por ate dite nuk e dija qe me lexon e degjon edhe vete Lyli Basha!  Ja qe edhe ai lexon tek une! Paska ardhur me kap fatin e gersheres; Por duket vone, shume vone! Fatin e ka kapur nje tjeter, me i zoti! vo: ore ky tek televizori ne mes te haengut kush eshte?!” thotë Braçe, teksa në sfond duket kryeministri Edi Rama në ekranin e “ABC”.

Xhimi Beqiri është stilues i famshëm i flokëve të meshkujve në Tiranë. Përveç look-ut të tij, ai është i njohur edhe për faktin se në sallonin e tij shkojnë pjesa më e madhe e vip-ave shqiptarë. Këta të fundit shpesh herë postojnë foto nga salloni i Xhimit.

Abcnews.al

SHKARKO APP