Kina jeton vite-dritë larg pjesës tjetër të botës, shpaloset plani për Hënën artificiale

Një qytet në Kinë po planifikon të lëshojë një “Hënë artificiale” që do të ndriçojë qiellin në një perimetër prej 50 miljesh.

“Hëna artificiale” e ashtuquajtur satelit ndriçues i krijuar për t’u vendosur në qytetin jugperëndimor të Chengdu në vitin 2020.

Kjo Hënë do të jetë tetë herë më i ndritshëm se Hëna e vërtetë, e cila do të ketë një shkëlqim të ngjashëm me Hënën në muzg.

Zyrtarët kanë dhënë edhe detaje mbi projektin dhe thanë se ideja ishte një frymëzim nga një artist francez që parashikoi të vendoseshin pasqyra në pjesë të ndryshme të Tokës në mënyrë që të reflektohej drita edhe në polet më ekstreme.

Hëna artificiale do të plotësojë hënën origjinale duke e bërë qiellin e qytetit kinez gjithmonë të ndritshëm.

Nuk është hera e parë që njerëzit kanë tentuar të nisin një objekt që reflekton dritën në qiell, por në të kaluarën, plane të tilla kanë përfunduar kryesisht në dështim.

SHKARKO APP