Kinemaja izraelite në Tiranë

 

Kinemaja izraelite do te prezantohet ne Tirana me nje film te regjisorit të njohur Dov Keren.

Diten e Merkure ne 4 Nentore, ora 21.00 ne shfaqjen e filmit Izraelit "The Dove Flyer" (Farewell Baghdad), me rregjizor Dov Keren, i cili do te jete pjesemarres gjate shfaqjes se filmit.

Filmi vjen si pjese e edicionit te 13 te “Tirana International Film Festival 2015”. Filmi tregon  historine e nje djali 16-vjeçar hebre, “ The Dove Flyer” ( Farewell Baghdad) pershkruan ditet e fundit te bashkesise hebraike ne Bagdad ne vitet 1950.

Komuniteti Hebre ne Irak ishte me i  vjetri, me shume se 70 gjenerata sic tregohet edhe ne film, te cilet per shkak te kushteve u detyruan te largohen nga Iraku dhe u ben refugjate.

Filmi eshte xhiruar ne shume vende ne te gjithe Izraelin. Shumica e xhirimeve  jane bere ne Nazareth- nje qytet ne veri te Izraelit, ku shumica e qytetareve jane Arabe- Izraelit.

SHKARKO APP