Kini kujdes, ja 10 aktivitetet që ju rrezikojnë nga koronavirusi
Bota i është rikthyer normalitetit, pas muajve të tërë në izolim. Por cilat aktivitete janë në të vërtetë të sigurta?
Pesë epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik vlerësuan 10 aktivitete të përditshme në një shkallë 1 deri në 5, ku 1 është një aktivitet me rrezik të ulët dhe 5 një aktivitet me rrezik të lartë.
“Aktivitetet me rrezik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe shumë njerëz për periudha të gjata kohe”, vlerëson Ryan Malosh, një studiues në Universitetin e Miçiganit.
“Aktivitetet me rrezik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtër kohore”.
Vizita te mjeku – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.1)
Pikniku në natyrë -Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.3)
Lojëra në natyrë -Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)
Blerjet – Rrezik i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)
Kthimi në zyrë -Rreziku i moderuar (Mesatarja: 2.6)
Vizita te një i afërm i moshuar- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)
Një prerje flokësh- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)
Shkuarja në një restorant- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)
Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror- Rreziku i lartë (Mesatarja: 3.9)
Transporti publik- Rreziku i lartë (Mesatarja: 4.1)