Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Kitara e këngëtarit të famshëm, Prince, është shitur në një ankand për 700.000 dollarë. Shtëpia e ankandit “Julian” kanë thënë se ky ishte çmimi më i lartë për një kitarë të artistit të ndjerë. Vlera e kitarës së tij të kaltër, “Cloud”, ishte vlerësuar ndërmjet 60.000 dhe 80.000 dollarë, por është shitur për një shifër shumë më të madhe. Kjo kitarë është një prej disa sendeve të legjendës së muzikës amerikane që janë nxjerrë në shitje në ankandin e përmendur. Krahas të tjerave, për 102.000 dollarë janë shitur dorëzat bardh e zi, të cilat kanë qenë në pronësi të Michael Jackson. Për 118.000 dollarë është shitur edhe xhaketa e Jackson nga lëkura e gjarprit, të cilën e ka veshur në klipin e këngës “Beat it”. Çmimi i MTV-së që dikur e ka fituar frontmeni i “Nirvana”, Kurt Cobain është shitur për 62.500 dollarë. Vargjet e shkruara me dorë nga David Bowie për këngën “Starman” janë shitur për 81.000 dollarë.

SHKARKO APP