Kjo është ora më e mirë, gjatë ditës, për të rezervuar një fluturim me çmim të lirë!

Meqë fluturimet bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, udhëtarët më të shpeshtë, kanë zbuluar mënyra për të kursyer para për fluturimin. Një faktor që mund të ndikojë ndjeshëm në çmimet e biletave është koha e ditës gjatë së cilës blen një biletë dhe një raport i kohëve të fundit nga agjencia e grumbullimit të biletave të udhëtimit Skyscanner ka zbuluar se përfitimi i ofertave më të mira dhe të lira të fluturimit mund të kërkojë zgjimin herët.

Raporti i Skyscanner, i cili detajon kohën më të mirë gjatë një muaji, jave por madje dhe në një orë, për të rezervuar një fluturim në vitin 2019, zbuloi se koha më e mirë për të blerë bileta fluturimi është rreth orës 5 të mëngjesit. Për të siguruar më shumë kursime, raporti rekomandon prenotimin e  fluturimeve kontinentale të martën në mëngjes, ndërsa mëngjeset e së mërkurës kanë fluturimet më të lira ndërkombëtare.

Jo vetëm që është e rëndësishme t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të planifikuar pushimet tuaja, por rezervimi përpara kohe mund të nënkuptojë edhe çmime më të ulta. Nëse po kërkoni të rezervoni biletat për një udhëtim kontinental, duhet ta bëni rezervimin dy deri tre javë më parë, ndërsa udhëtimet ndërkombëtare këshillohen të rezervohen pesë deri në gjashtë muaj përpara kohe.

Raporti gjithashtu thekson se muaji më i lirë për të prenotuar fluturimet kontinentale është janari, pasuar nga shkurti dhe gushti. Ndërkohë, tetori dhe prilli janë muajt më të lirë për udhëtarët ndërkombëtarë.

SHKARKO APP