Kjo foshnje 5-muajshe ka shëtitur në 50 shtete

Harper Yeats është vogëlueshja 5 muajshe që ka shëtitur 50 shtete për një javë. Ajo shijoi ushqimin e saj të parë të ngurtë, drithërat e orizit në Anchorage, Alaska. Të enjten, Harper do të bëjë një ndalesë në Vermont së bashku me prindërit. Të dielën, Harper ishte në Toledo të Ohajos (shteti i saj i 49-të). Udhëtimin e parë e bëri në qershor kur kishte vetëm 8 javë që kishte ardhur në jetë.

Prindërit nga Kanadaja, Cindy Lim dhe Tristan Yeats thanë se vendosën të përdorin pushimin e tyre prindëror për të bërë një aventurë të bukur. Para se Harper të lindte, çifti kishte qenë në 19 shtete dhe kishte planifikuar të vizitonte 31 të mbeturat.

Më 17 qershor, ata mbushën makinën e tyre me disa nga gjërat të domosdoshme të Harper-it, duke përfshirë një shtrat udhëtimi dhe lodrën e saj të preferuar, Sloth. Pastaj kaluan kufirin dhe filluan aventurën e gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk jemi nisur në këtë udhëtim me qëllimin për të vendosur një rekord. Kemi patur gjithmonë dëshirë të përbashkët që të vizitojmë të 50 shtetet para se Harper të lindte”, tha Cindy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Http2f2fcdncnncom2fcnnnext2fdam2fassets2f181014044941 Harper New Orleans

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?