Kledi Kadiu shpallet “Personaliteti evropian i vitit”
Balerini shqiptar, Kledi Kadiu është nderuar me titullin “Personaliteti evropian i vitit” për fushën e vallëzimit, me rastin e edicionit të 44-të të Ditës Evropiane, në një ceremoni të zhvilluar në sallën Promoteca në Capitol. Ky titull është shenjë për këmbënguljen dhe rezultatet që Kledi Kadiut në lidhje me aktivitetet e tij si valltar dhe koreograf. “Jam i lumtur dhe krenar për këtë vlerësim është një kënaqësi e madhe për vendin tim, Shqipërinë për Italinë dhe posaçërisht për vallëzimin. Një art që bashkon njerëzit, si dhe gjeneratën e re. Vallëzimi është edukim, disiplinë, forcë e karakterit dhe aspiratë. Kjo është një nderim që shpërblen karrierën dhe përvojën time, në teatër, televizion dhe angazhim social, si dëshmi e iniciativave të lidhura me fëmijët, për shembull ajo e Unicef”, ka thënë Kadiu për Il Mattino. Ndërkaq, këtë titull në fushat e tjera e kanë marrë artistët Patty Bravo (muzikë), Gianni Rivera (sport), Lando Buzzanca (teatër/televizion), etj..