Klevi Pojana apel të rinjve: Me gjithë shpirt në mbrojtje të Teatrit

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka shpërndarë një postim në Facebook të publikuar 3 vite më parë në lidhje me qendrimin për teatrin. Në rishpërndarjen e këtij postimi Pojana shprehet se ai ka qenë me të njëjtin mendim për teatrin dhe në kohën kur në qeveri ka qenë partia në të cilën ai bën pjesë.

POSTIMI I PLOTË KLEVI POJANES:
Unë kam qenë TEATËR gjithmonë, dhe para tre vitesh kur shkruaja, asokohe kundër ministres që qeveriste dhe me partinë time, se këtu te ne po vdesin teatrot dhe përgjegjëse për këtë ishte NEGLIZHENCA, MUNGESA E INVESTIMEVE, MASHTRIMET, VJEDHJA DHE ABUZIMI nga kjo ministre dhe qeveria!

Nuk më intereson se çfarë thonë sahanlëpirësit profesionist pasi unë me bindjet dhe idealet nuk bëj kompromis!

Sot jam me gjithë shpirt krah qytetarëve dhe aktorëve sepse teatri dhe sidomos ai kombëtari është i të gjithëve!

Ne të gjithë duhet ti mbrojmë teatrot dhe të ndërtojmë a rindërtojmë në mënyrën më të duhur, sipas interesit më të mirë qytetar, këto tembuj të artit që i japin ushqim shpirtit të një kombi!

Postimi i 3 viteve më parë:
Po na vdesin teatrot!
Eshte e cuditshme, njekohesisht jashtezakonisht e bukur kur mendon se mijera vite me pare, atehere kur njerezit akoma nuk i kishin zbutur kafshet, arriten te zene rob te bukuren dhe ta vendosin ne amfiteatrot e mrekullueshem qe enkas ndertuan per te. Primitivisht u ndertuan skena qe dhe sot, packa mijeravjecareve te kaluar, qendrojne kryelarta per ti dhene krenari te pavdekshme atyre qe i ndertuan e na i lane trashegimi. Vendi yne i vogel, packa vorbullave te luftererave, pati ne mote te shkuara njerez qe ne Apolloni,Butrint,Bylis, Klos,Finiq,Gjirokaster e Durres ngriten nga hici, skena madheshtore ku luhej teater dhe sot na sherbejne si provat me te bukura e domethenese te ekzistences sone te kahershme ne keto troje. Eshte sa i bukur aq dhe i trishte njekohesisht fakti, qe dikur ne lashtesi, i rrinim krah per krah Romes dhe Athines, e sot nuk mund te krahasohemi dot as me teatrot e tyre me te humbura. Amfiteatri 2700 vjecar i Durresit behej arene per mbi 15.000 spektator ndersa teatri me i madh qe kemi ne sot nuk ofron as kushtet minimale per 500 te tille. U gjenda serisht ne deren e Teatri Kombetare para disa ditesh, fale insitimit dhe fteses se disa miqeve te mi per te ndjekur komedine ‘Tartufi’ e diten ne vijim i mbushur plot e perplot me kenaqesi shpirterore u riktheva ne uleset e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ per te ndjekur shfaqen ‘Pse e vodhem makinen’ qe vinte ne skene falas per publikun e Tiranes fal kontributit te ambasades gjermane . Ndoshta muajt qe kisha pa shkuar ose velloja qe i kane hedhur nga jashte per te fshehur ate qe eshte brenda, me kishin bere te harroja kushtet skandaloze ne te cilat performojne artistet tane, qe per te qene hic me shume se i vertet, jane te mrekullueshem. Sapo hyje brenda nje ere qe ska shoqe per ta krahasuar te ngjallte deshiren per tu larguar me vrap nga aty, por fatmiresisht ishte dicka me te cilen shqisa e te nuhaturit mesohej dhe i ulur ne nje kolltuk qe si loder femijesh sapo e prekje fillonte melodine acaruese te kercitjeve te vazhdueshme, te jepnin nje ndjesi bezdie qe mu zhduk befas sapo filloi shfaqja. ‘Teatri eshte loja me e bukur qe njerezimi ka shpikur ndonjehere.’ – ishte shprehja qe me erdhi ndermend kur pashe dy rrjeshta para meje nje djale te vogel i cili qeshte me shpirte sa here aktoret thonin ndonje batute dhe kthehej me instiktin e femijes njehere nga nena e nje here nga babai i tij qe te sigurohej se dhe ata po qeshnin e kenaqeshin po aq shume sa ai. Ndricimi ishte krejt i vaket e i pamjaftueshem per skenen , skenografia nga ana tjeter linte shume per te deshiruar , kostumografia gjithashtu, lere me te flasim per rekuiziten e cila ishte ne pike te hallit aq sa te krijohej pershtypja se aktoret i kishin marre me vete nga shtepia sendet e domosdoshme per te aktruar pjesen , agustika ndoshta ishte pika me e dobet e ta mendosh qe Iliret, paraardhesist tane, ndertuan amfiteatro si ai i Bylisit, ne te cilin eksperet thone qe agustika ne cdo rrjesht sado larg skenes eshte fantastike e megitheate, ne mesin e gjithe te keqijave dicka ishte e perkryer, performance e aktoreve. Per hir te rregullit ne te shkruar me duhet te hedh dhe nje antiteze per te gjitha cka thash me larte, por te them te drejten sdua! Nuk dua, sepse nuk ka vend ku te rri gjendja e teatrove sot e ska justifikim qe te pakesoj inatin e merine per ata qe zgjodhen rrugen e mosveprimit dhe i lane te degradohen nga mosmirembajtja. Nuk dua, sepse e di qe mjafton vetem deshira e mire per ti dhene jete projekteve qe do te ‘rilindinin’ teatrin. Nuk dua, sepse jam koshient qe po e bera dicka te tille, kur syri te me shohe nje teater ne nje qytetet tjerter te Shqiperise, afer mendjes qe do jete ne gjendje mizerable ose do te jete kthyer ne stalle bujqesie, do te marr inat dhe veten pse zgjodha te gjej qofte dhe nje justifikim te vetem .
E pra pranvera e ketij viti duhet te ishte pranvera e tetarit ne Shqiperi sepse u premtua nga ‘zonja nga Parisi’ e cila erdhi me shume buje e sharm, per te na sjelle nga Franca modelin me te mire per te kuruar kulturen tone dhe qasjen qe shteti dhe qytetaret duhet te kene per te , se do te fillonin punimet per ndertimin e godines se re te Teatrit Kombetare . Kjo nuk ndodhi sigurisht, edhe pse nje i ashtequajtur fond grek, ka ardhur prej kohesh posacerisht per kete gje.
Nuk e di se si ne ja lejojme vetes nje neglizhece te tille, si mundet nje popull kaq i dashuruar me te bukuren te mos ngrej zerin aty ku duhet per mungese, apo per shperdorim fondesh lidhur me artin dhe teatrin ne vecanti. Per ironi te fatit, fondet per kulturen ne shqiperi e vecanerisht per teatrot kane ardhur sa jane shqepur dhe qent duke ngrene, per tu mos keqkuptuar ju bej me dije se e kam per qent e zyretareve qe i pervetesuan keto fonde. Qent nuk kane faj, prandaj nuk them dot tju behen ilace!
Ne gezojme fatin te jemi vendi ku lindi kolosi i skenave boterore teatrale, Aleksander Moisiu por dhe shume e shume aktore te tjere brilant qe kane dhuruar emocione dhe shfaqe pafund dhe pse ne kushte qe nuk u shkon per shtat kalibrit te tyre.
Sa here te duartrokasim duhet te kujtohemi se konceptin e te duartrokiturit e kemi dhurate nga teatri pasi lindi enkas per te nga deshira, qe mijera vite me pare njerezit kishin per te shprehur pelqimin e tyre ndaj interpretimit te aktoreve. Panvaresisht te gjithave une, besoj se dhe ju, na interesn me shume sec do te behet se sa ceshte bere, prandaj do ti lutesha ambasadave te huaja ne Shqiperi te bertasin nje here fort sic vetem ato dijne te bejne ne kete vend dhe ministria e kultures me te bukuren kukull mbi te , te reagoj!
Nga ana tjeter , deri sa ne si shoqeri te sensibilizohemi dhe te zgjohemi nga gjumi i cili na kalpon kur duhet te kerkojme gjera qe na takojne , ju bej nje sygjerim miqesore ashtu sic ma bene dhe mua per te shkuar me shume ne teatro dhe institucione ku arti flet dhe ne degjojme, keshtu do jemi me te ditur, me te lumtur dhe sigurisht me te pasur shpirterisht!

SHKARKO APP