Klevis Balliu: Më 2 mars të ndalim grushtin e shtetit. Co-Rama-Virusi është rreziku i Shqipërisë
Magazinë E Shtunë, 29 Shkurt 2020 20:05
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka bërë thirrje qytetarëve dhe demokratëve që më 2 mars të jenë në tubimin e thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Në një intervistë dhënë për median lokale në Pogradec, televizionin “ SOT 7” Balliu shprehet se mbrojtja e Kushtetutës është një kauzë që i bashkon gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike.
“Duhet të largojmë Co-Rama-Virusin që ka lënë shqiptarët pa asnjë shpesë”,- tha Balliu.