Klevis Balliu: Shihni fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut (VIDEO)
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka postuar një video të ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku shfaqet kryebashkiaku Erion Veliaj, mes protestuesve që provokonin Policinë e Shtetit.
Në video shihet personi me emrin Malë Kasa, një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që u lye me bojë gjatë protestës dhe deklaronte se e rrahu policia. I njëjti person me disa shtëpi në pronësi u shfaq disa javë më parë në krah të Kryeministrit Edi Rama në Durrës dhe deklaronte se qeveria i është gjetur pranë për kompensimin e humbjeve nga tërmeti.
“Shihni fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt”,- shkruan Balliu në postimin e tij në Facebok.
https://www.facebook.com/1789186294744514/posts/2423049048024899/?vh=e&d=n