Klevis Balliu: Xhorxh Soros orkestruesi, Rama ekzekutuesi i sulmit ndaj Trump

Klevis Balliu, deputeti i Partisë Demokratike i cilëson akuzat ndaj Lulzim Bashës për financim nga rusët, si akuza të sajuara nga Edi Rama, për interes të Xhorx Soros.

Në një reagim në Facebook, Balliu shprehet se: “shpifja më e re e shpifësit zyrtar me vendim gjykate Taulant Balla, se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë lobuar për takimin me Presidentin Trump nëpërmjet Rusisë është në fakt një Sulm i Xhorxh Sorosit ndaj Presidentit Trump. Qëllimi i këtij sulmi të paprecendent që synon të tregojë se Trump ka marrëdhënie me vijat e dyshimta Ruse. Soros ja ka kërkuar Ramës të nisë këtë sulm gjatë vizitës së tij të kësaj jave në SHBA”.

Postimi i plotë i deputetit Klevis Balliu:

Xhorxh Soros orkestruesi Rama ekzekutuesi i sulmit ndaj Trump

Shpifja më e re e shpifësit zyrtar me vendim gjykate Taulant Balla, se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë lobuar për takimin me Presidentin Trump nëpërmjet Rusisë është në fakt një Sulm i Xhorxh Sorosit ndaj Presidentit Trump. Qëllimi i këtij sulmi të paprecendent që synon të tregojë se Trump ka marrëdhënie me vijat e dyshimta Ruse.

Soros ja ka kërkuar Ramës të nisë këtë sulm gjatë vizitës së tij të kësaj jave në SHBA.

Pra sulmi u orkestrua nga Soros për Trump dhe u ekzekutua nga Rama sapo mbërriti në Tiranë pas turit turistik që zhvilloi në SHBA me paratë e shqiptarëve.

SHKARKO APP