KMSH: Të premten, nata e mirë e Miraxhit

Komuniteti Mysliman Shqiptar njoftoi se të premten, më 13 prill, është nata e mirë e Miraxhit. Sipas KMSH, “netët e mira janë netët shumë të begata nga ana ideore dhe shpirtërore, ku dhuntitë dhe dhuratat hyjnore shfaqen në sasinë më të madhe. Tregohet se Profeti Muhamed në ndodhitë e Israsë dhe Miraxhit për një kohë shumë të shkurtër ka kapërcyer një distancë shumë të madhe. A mund të pranohet kjo logjikisht?

Përgjigje: Lëvizjet janë nga më të shumëllojshmet për Allahun. Për shembull, dihet se sa të ndryshme janë shpejtësitë e zërit, dritës, elektricitetit, shpirtit dhe imagjinatës me njëra-tjetrën. Shkencërisht ne jemi të informuar edhe për shpejtësitë e yjeve, për të cilët mendja jonë mbetet e shtangur. Atëherë, përse të na vijë çudi kur trupi i Pejgamberit t’i përshtatet shpejtësisë së shpirtit të tij mjaft të shpejtë gjatë natës së Miraxhit?

Njeriut mund t’i vijnë ndër mend një mori gjërash në ëndërr, që mund t’i jetojë brenda një viti. Për më tepër, njeriu sheh dhe dëgjon aq shumë gjëra në një ëndërr saqë kur i mbledh dhe i thotë ato i duhet një ditë e tërë, ndoshta edhe më tepër. Kjo do të thotë se e njëjta kohë e krahasuar sipas dy personave të ndryshëm, herë duket sa një ditë, herë duket sa një vit i tërë. Përfundimisht, është e mundur të pranosh logjikisht se vetëm për disa minuta mund të kalohet një distancë mijëravjeçare,” nënvizon KMSH.

SHKARKO APP