Koha si këshilltari më i mirë. Duhet të “flasë” për Kombin, Shqiptarët dhe Shqipërinë Europiane

Nga Prendea Sejdia*

Shqiptarēt nuk kanë kohë për të humbur më, me hedhje të topit nga porta nê portë me “pamje sportive”apo me përdorimin e frazave tashmë të njohura ma hodhe-ta hodha. Situata e ndêrlikuar politike në Shqipëri u bë kohë që ka marrë tatêpjetën,por ngjarjet e fundit e kanë bërë gjendjen aktuale akoma më të zymtë. Në skenën politike paraqiten skema e problematika të niveleve dhe formave të ndryshme. Një Shqipëri e komplikuar në “zjarrin politik”Kombëtarē dhe atë Ndërkombëtarē në lidhje me çështje të brendshme dhe të jashme. E papranueshme për klasën tonë politike,si një shtet demokratik,një “demokraci” afro 30-vjeçare të tregohet kaq e paqëndrueshme,kaq cinike dhe po kaq hipokrite nê sytë e mbarē botës së qytetëruar,me një keq-qeverisje dhe me një “luftē”të pashoqe ndër partiake apo dhe institucionale. Njē shtet demokratik që po të krahasosh arritjet ndër vite në dy dekadat e fundit?

Absolutisht është në rënie krahasuar dhe me shtetet fqinje siç janë Mali i Zi,Maqedonia e Veriut apo dhe shteti ne i ri në botē siç është Kosova! Po ti referohemi kronologjisë së ngjarjeve të fundit politike në Kosovë apo më konkretisht zgjedhjet parlamentare është për tu veçuar mënyra e menaxhimit të fushatës zgjedhore,përballja e kandidatëve, procesi zgjedhorë,pranimi i humbjes nga partitë respektive që humbën zgjedhjet akoma pa mbaruar numërimi,numërimi i votave në kohë rekord. Apo marrëveshja për krijimin e koalicionit dhe formimin e qeverisë me përgjegjshmëri të plotë qytetare,me një fjalor për tu admiruar nga çdokush. Shembull për të gjithë në nivel europian. Kështu që kjo pjesë e Kombit Shqipêtarë meriton vlersim maksimal,dhe i urojmë suksese në drejtimin qeverisës dhe zgjedhjen e çështjeve madhore që ka përpara Kosova! Urime Kosova!

Një tjetër panoramë paraqitet në Shqipërinë Mêmë shtet 100-vjeçarë. Një qeveri a-normale që e ndan më dysh si me thikë në parim,koncept dhe ide! Piksëpari ndryshim sistemi në formë e pêrmbajtje. Nga demokraci në komunizëm. Në këtë dy-vjeçarë qeverisjeje të Rilindjes Socialiste bëri gjithçka që tê qeverisë e vetme dhe ia arriti. I mungoi shpirti i transparencēs dhe i ndaloi frymë-marrjen demokracisë,duke detyruar opozitën shqiptare të largohet nga Parlamenti,të dalë populli në protesta të vazhdueshme lokale e kombëtare,duke zhvilluar zgjedhje lokale me një parti shtet ,pa pêrfaqêsues opozitarë. Duke mos u kujtuar asnjêherë për ringritjen e Gjykatês së Lartē apo atë Kushtetuese, si të qe një shtet i dalë nga lufta botërore e jo në gjendje paqeje.

Nuk mjaftuan gjithë këto fenomene negative por qeveria Shqiptare filloi “luftën e ftohtë”me institucionin më solid në Shqiperi siç është ai i Presidentit të Republikës”për tejkalim kompetencash se ai ç”dekretoi datên e zgjedhjeve dhe dekretoi një datë tjetêr nê njê afat të shkurtër kohor. Bënë e ç’bënë Rilindasit Socialistë..?? Ngritje e Komisjonit Parlamentar për të hetuar Presidentin se shkeli Kushtetutën. Apo dërgimi në Komisionin e Venecias “Luanin e Artë “të Venecias. Duhej hetuar Presidenti sepse nuk lejoi dot vëlla-vrasje apo shkatērrim institucionesh apo të përsëritej 21 janari i famshëm..

Pastaj lindin pyetjet…

1- Pse Presidenti shkeli Kushtetutën për ndryshim dekreti….?

2- Pse u zhvilluan zgjedhjet e 30 Qershorit pa opozitën shqiptare …??

3- Pse shqiptarëve iu mohua e drejta e pêrfaqësimit në nivele të ndryshme lokale…??

4- kush është fajtor për humbjen e negociatave me BE nê muaji. Qershor…??

5- Po nëse me dt 18 Tetor Europa do i thotë JO Shqipêrisë kush do mbajë përgjegjêsi dhe si do veprohet mê tej…??

6- Kryeministri i Shqipêrisë me cilêt u konsultua për vajtjen nê Serbi dhe nënshkrimin e Shengenit Ballkanik…?

7-Kujt i shërben kjo marrêveshje…??

Edhe sa kohë do vazhdojë Kryeministri i Rilindjes Socialiste për të nêpërkëmbur të drejtat e Shqiptarëve pasi padrejtësitë e zhytën Shqipërinë nê errêsirën e krimit e korrupsionit,humbjen e shpresês dhe besimit,braktisjes së madhe të të rinjêve e tê rejave ku sipas të dhênave të instat 40 % e të larguarve janë me shkollë të lartë dhe intelektualë. Kë dhe me kë doni të drejtoni o qeveritarē qê haptas doni të zhdukni një Komb. Shuarja e një Kombi bëhet duke iu mohuar Flamuri-Gjuha-Kultura. Si shtylla kryesore tê njê shteti sovran. Flamurin e kemi por jo gjithê Kombi pasi i kemi akoma të ndarē..!! Për aq kohë sa politika shqiptare merret me “gjueti shtrigash”të godasim të drejtin e të përfitojmë NE kurrë s”kemi për tê ecur pêrpara.

Kryeministri i Shqipêrisë duhej lobuar me partnerët ndêrkombêtarē për të qênurit unik në dhënjen e të drejtës në 18 Tetor por besoj se dhe Nderkombêtarēt kanë vlerësuar gjithë situatën politike degraduese nê kêtë vend duke vlerēsuar negativisht ngjarjet politike dhe besoj se kanë humbur besimin se Shqiperia mund të jetë e gatshme për të qênë pjesë e BE ,pasi diplomacia shqiptare është në grahmat e Sorosit sepse ministri i jashtëm që na u servir si çunak i ëmbël por pa pikë pervoje dhe profesionalizmi si dhe një qeveri e pa-aftë për të drejtuar dhe kjo i dhemb ćdo shqiptari,pasi këto fenomene negative ndikojnë sot për të mos qënë neser në vendin e duhur dhe të merituar si Komb ndaj shqiptarit nuk i jepet shansi për të qênë i barabartë me moshatarêt e tyre tê Europës. Populli shqiptarë nuk mund t’ia falë kurrë këtë që i bêhet nga kjo qeveri e papêrgjegjshme ku mbolli veçse krim që vret çdo ditë,apo korrupsion që i verbon sytë. Jemi tërē sy dhe veshë çdo bashkë-kombas për kronologjinê ne vijim të ngjarjeve pasi nuk kemi kohë për të humbur dhe nëse ndodh humbja e negociatave do jetë rrënuese për këtë qeveri…!!

*Kryetare e Levizjes së Gruas për Integrim, dega Lezhë

SHKARKO APP