Kokaina dhe kazinotë, Shqipëri e para në botë…

Nga Agim Jazaj –

Shqiptarët, Rekord i ri botëror, në përdorimin e Kokainës, dhe numrin e Kazinove… Aftësia për të dëgjuar, është mundësi për të korrigjuar dhe zotësi për të drejtuar. Shifra drithëruese janë publikuara sërish këto ditë nga institucione e media prestigjoze, botërore: Për rekordmenin e shqiptarëve si; përdoruse të Kokainës, për  numrin e popullsisë, duke lenë pas edhe Kolumbinë- kultivuese dhe përdoruese! Një grup i vogël, moshatar vlonjat, të  bërë paksa në çakërqej, teksa dëgjuan edhe këto ynere, i’a dhanë me këngën e çastit: ”Kokaina dhe Kazinotë, Shqipëri e para në botë”!…   Shifrat e prekura në pika kujevënëse, kanë prishur gjumin dhe alarmuar çdo njeri me dy gram mend në kokë, përveç ç’qeverisëseve të radhës, të cilët janë zgjedhur dhe kanë mision për të parandaluar, ndalur turravrapin edhe të kësaj Hataje, përkundrazi e kanë nxitur e zhvilluar këtë “industri”, të ngritur deri në sistem, të cilët i quajnë edhe përdorues të zellshëm, i klasifikojnë edhe vet pjesë e këtij konigjeti!…  Bota habitet me ne. Ne habitemi me veten. Atë që ndërtojmë sot, duhet ta prishim nesër. Ajo që ndërtojmë sot, dëmton të sotmen dhe më shumë të nesërmen. Përveç shifrave alarmante, të ditës, bilancit drithërues; përdorimi i kokainës edhe një tregues, bilanc tjetër rezulton e ushqejnë njeri- tjetrin, duke shthurur, degraduar, hasmëruar e zbrazur vendin, është edhe lulëzimi e zhvillimi i Kazinove! Numri i Kazinove, “Lojrave të Fatit”, zhvillimi i kësaj “industrie”- “Fitim prurëse” , varrëmihëse e klasifikon po qeverinë e “RILINDJES” të “sukseshme”. madje me rekorde botërore”!

Nga 1400 “Lojra Bixhozi”, Kazino të shënuara e regjistruara në vitin 2013, për të cilat po “Rilindja” u betua për ti futur në “Stop Rrënimit”, për ti rrënuar, për ti degdisur 7 male kaptuar, larg qyteteve, u betua përpara zgjedhësve! Mirpo betimi- rezultoi mashtrimi me “OK RRËNIMIT”…Sot në hartën e “Rilindjes” shënohen një numër rekord  me rreth 4000 të tilla! Kjo “industri” e sukseshme dhe e vetme për “Rilindjen” i bie të ngritura, mbinë në çdo rrugë, e sokak, në çdo pëllëmbë e pallat të Shqipërisë! Madje edhe në qytezën e Selenicës, nga ish 1 e tillë, janë licensuar 3 të tilla! Vite më parë, kur në tregun e ditës, sapo u fut edhe “menuja” kazino, në vitin 2005, u “ngritën avujt”,  kukujset edhe nga reagimi i emigracionit shqiptar, në Greqi. Klithmat apeluese të tyre u publikuan edhe në shtypin e ditës dhe ranë në shurdhërinë e verbërinë e qeverisësve të bixhozxhinjve, të çertifikuar… Natyrisht kjo “gjellë e shijshme”, e servirur, nuk u shpik nga “kuzhinieri ynë”, por e kishte padyshim grykësinë e pa shoqe nga kuzhinieri ynë, i pa ngopur dhe i pa heberosur, deri në këto shifra. U mor, monstëra në “kuzhinat” e tjera, jashtë vendit dhe do të gatuhej nga kuzhinieri ynë, për klientelën e këtueshëm, pa përvojë, të etur dhe të nxitur për tu bërë pasunar; pa punë e mender bre… në by….

Por, kuzhinieri, apo pronari i kësaj “gjelle”, atë kohë mori thjeshtë monstrën e gjellës, pa i provuar shijen, pa parë gjithë paisjet, “teknologjinë” e gatimit, vendin e përzgjedhur, etj. Pra ku e si ishin ngritur, si funksionojnë, si duhej përmirësuar cilësia e “gjellës-farmak”! Ta themi më shkoqur: Ku ishin ngritur këto “kuzhina”-kazino të reja, fitim-mashtrimi në vendet e tjera që kishin ndërtuar këtë sistem shumë më përpara se sa ne? Kush duhet të ishin klientët e tyre frekuentues? Kush moshë lejohej dhe kush ndalohej? Orari kur funksionon?- etje, etj.

Edhe këtë përvojë e kishim tek porta dhe i mbyllëm portën, kur po reagonin në kohën e duhur njerëzit e vet për të parandaluar Hatanë që po shfaqej. Po dje, më thoshte Dionis Keqaj, teksa po komunikonim me Luan Muhametin e haberosur, te Kafe “Sevasteri” i Vlorës”:  “I fundit të mbyll derën”. Por, i fundit jo vetëm që nuk ka mbyllur derën, por ka shqyer derën dhe dritaret! Jo vetëm që nuk i mësuan e aplikuan kërkesat e funksionimit të lojrave të fatit- për fatzinjtë, i deformuan e abuzuan dhunshëm me to. Autori i këtij opinioni atë kohë, saktësisht në fillim prillin e vitit 2005, përcillte apelin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, me numrin më të madh të emigracionit, të cilët shihin plagët, që po hapeshin në trupin e vendit të tyre, u dhimbte, po apelonin në kohë!… Hapja e kazinove në qëndër të Tiranës habiti, jo vetëm emigrantët shqiptar aso kohe, por edhe qytetarët grek, teksa dëgjuan për çeljen e një të tille në zemër të Kryeqytetit! Për kuriozitet të lexuesit po (ri) japim në këto radhë Kazinotë e ngritura të Greqisë, në Athinë, kryeqëndrën e vendit. Ku janë hapur në qëndër, apo në periferi të tyre? Edhe për kazinot, Shqipëria do të jap “modelin”, madje modelin më të keq, të cilin nuk e gjen në asnjë vend të Europës, ky synojmë të bëhemi pjesë. Dy firmat greke, të kohës, pëfituese të konkurimit për kazinot e dinin mirë se ku janë hapur dhe funksionojnë kazinot në vendin e tyre. Sa larg kryeqytetit grek është kazinoja “Lutraki”, jashtë Athinës? Ku është kazinoja “Parinthos” ? Ku janë ngritur kazinot e Selanikut dhe ajo e Patras? Jashtë qyteteve, në periferi, sa km larg vendeve të banuara?

Vendi ynë me hapjen me botën, nuk mori as këto eksperienca të vyera. Por në vend të përmirësimit dhe avancimit në kohë, duke qënë shumë më pas në kohë dhe të avanconim më parpara në përmirësim, shkuam edhe më pas, keq e mos më keq. Qysh atëherë publikuam edhe reagimin e një qytetari të thjeshtë grek, mik i emigrantëve shqiptarë, arvanitasin Sotiris Manxuranis, i cili teksa shihte vidion me ndërtimet shumëkatëshe dhe rrugët e nisura, i habitur reagoi në mënyrën e vet. Pallatet qysh atëherë nuk ndërtoheshn me sistem ngrohje, as me aksesorët e tjerë, pa kanalizimet e parkingjet, vend pushimet dhe vendet e lodrave të fëmijëve. As këto nuk i kishte projekti, për rrjedhojë zëmëroi pa masë edhe Manxuransin. “Ju kini shansin e mirë të shihni, të mësoni dhe të përmirësoni dhe nga gabimet tona, që nuk i kanë rezistuar kohës. Ato që duhen përmirësuar dhe duhen plotësuar gjithashtu. Shihni ku qëndrojnë makinat në qëndër të Athinës, dhe s’kanë ku të hedh këmbën njeriu”.  Kur mori vesh teksa shihte, kazinotë se do të ngriheshin në qëndër të Tiranës nga dy firmat greke, vuri duart në kokë!.. Vendimet e vendimarrësve kanë rezultuar me ndërtime të sotme dhe prishje të nesërme, duke mos ju rezistuar aspak kohës. Përfitimi galopant nga pangopësia e ditës, nga njerëz me pushtet e pa vizion, mëkatarë, zullumqarë e grabitqarë, hileqarë dhe haleqarë, kanë vrarë e po vrasin përditë jetën, shpresën e qytetarëve dhe qytetrimin, po shthurin një shoqëri të tërë. Edhe kjo vrasje pa krisma, ka krijuar psikologjinë e vështirë për ta shrrënjosur: ”Ky është sistemi”. “Jetohet pa dije, pa punë, duke u tunduar e dredhur purot me hashash, a kokainë nëpër lokale”! “Duke zbarazur Shqipërinë, për tu lënë vendin muhaxhidinëve”! “Fati varet nga lojërat e fatit”, etj! Nëse do të ishin dëgjuar edhe klithmat e emigrantëve, qysh në vitin 2005, të publikuar nga shtypi i ditës, madje në kohën e duhur, nuk do të ishte asnjë përfitues tenderi dhe të lulëzonte kumari në zemër të kryeqytetit, në të gjithë rrugët e rrugicat e qyteteve të vendit, të shthurura nga ç’qeverisësit e “Rilndjes”.

Kë model, dhe ku e mori qeveria edhe: “Biznes”-Bixhozin?!  Në shtypin e kohës, atë kohë u shpreh publikisht edhe përvoja e një vendi nga emigracioni, që kishte parë më shumë edhe në këtë fushë, nga një vend fqinj, anëtar i Bashkimit Europian. Ku janë hapur lojrat e bixhozit në Greqinë ballkanike, antare e Bashkimit Europian? Ndërsa qeveria shqiptare hap lojën e kumarit në qëndrat e banuara, të mbi populluara, tashmë me shifra marramëndëse, ende ka të verbër nga trut, të mos e shohin në sy edhe këtë HATA, që ja bën MUUU! Kjo eksperiencë e shpalosur, nuk shihej, por shpërfillej, bëhej bixhoz me pushtetin dhe me shqiptarët, nga politikbërësit dhe shtetrrënuesit shqiptarë. Edhe në këtë pikë zbatohet filozofia e rrënim- rrëmbimit: “Bjeri ti Biem”.  Athina- ngritën zerin emigrantët shqiptarë, gati 1/ 3 e popullsisë, me gati 6 milion banor, ka 2 kazino. Dhe asnjëra nuk është në qëndër të kryeqytetit. Athina regjistron kazinon e “Lutraqi”, afër Korinthos, larg nga kryeqyteti, 80 km. Kazinoja e “Parintho”, është ngritur në majë të malit, ku nuk ka asnjë banor rreth e rrotull, veç kumarxhinjve, të cilët luajnë vetëm natën, mbi 40 km larg nga qyteti. Kazino ka edhe në qytetin e dytë të Greqisë, Selanik. Edhe aty kazionoja është jashtë, larg qytetit, në afërsi të areodromit, 50 km larg. Kazino ka edhe qyteti tjetër, Patras. E ngritur jashtë qytetit, pra në majë të malit! Sipas funksionimit të kazinove në vendet e Bashkimit Europian që aspirojmë edhe ne, kazinot qysh në vitin 2005 duhet të ishin ngritur në Bizë të Martaneshit, ose me hatër në majë malin e Krrabës, ndërsa në Vlorë i bie të ngrihej ndoshta vetëm një: Në “Kep të Gjyhëzës”, në Karaburun, ose na majë “Tartarin”, apo në majë të “Çikës”!… Por kazinoist, kakoinist- qeverisës, në vazhdim i ngritën, shumuan dhe abuzuan me lojërat e bixhozit, në qëndër të Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Korçës, Durrësit, Dibrës… në gjithë qytetet e vendit, të mbira si kërpudhat, në çdo kënd e rrugë. Përgjatë këtyre viteve, rezulton plagëhapja e tyre dhe kanë vrarë jo vetëm xhepin e shqiptarëve, por kanë shthurur një brez të gjithë, shënuar e shumuar krimet edhe brenda familjes, vjedhjet, evazion, kanë hapur plagë, e do të rrjedhin gjatë…

 

SHKARKO APP