Komediani pa zë triumfon në “Got Talent” (Video)
“Djali pa zë” është shpallur fitues i shfaqjes së talenteve në Britani. Ai është komediani i parë që merr triumfin e këtij konkursi.
Paraliza celebrale që ka pësuar 37-vjeçari ndikon në aftësinë e tij për të folur por ka zgjedhur një pajisje që ka sistem kompjuterik për të prodhuar zërin e njeriut.
Komediani, emri i vërtetë i të cilit është Lee Ridley fitoi 250 mijë paund dhe mundësi për të performuar në “Royal Variety”. Ai e ka mahnitur shpesh herë jurinë dhe publikun me batutat e tij, edhe pse pa folur.
Vendin e dytë e rrëmbeu Robert White, një komedian muzikor dhe këngëtari Donchez Dacres u rendit i treti. Pasi u shpall fitues, Ridley tha nëpërmjet pajisjes së tij të zërit:
“Jam i mahnitur nga mbështetja e jurisë dhe publikut. Ndihem shumë i emocionuar që do performoj para Mbretëreshës. E kam dashur atë që kur këngonte rapsodinë bohemiane.”
Royal Variety është një shfaqje që mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar për të mbledhur para për bamirësi.