Komisioni i Medias përzgjodhi pesë kandidaturat e saj për KDRTSH.

Komisioni i Medias përzgjodhi pesë kandidaturat e mazhorancës për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Pas shqyrtimit të kandidaturave, Nënkryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, z.Alfred Peza bëri të ditur vendimin për t’i kaluar seancës plenare pesë kandidaturat për votim të cilët ishin, Xhelal Mato, Valbona Sulçe, Xhelil Aliu, Helidon Haliti dhe Vladimir Grosha. Nënkryetari i komisionit i bëri sërish thirrje opozitës që të vijë në Kuvend për të bërë përzgjedhjen e kandidaturave të saj, për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?