Kompania ajrore njofton rifillimin e fluturimeve nga 15 qershori

Kompania Austrian Airlines njoftoi rinisjen e fluturimeve duke filluar nga data 15 qershor.

Fluturimet do të jenë të reduktuara në krahasim me periudhën përpara pandemisë.

Fillimisht do të ketë 4 fluturime në javë Tiranë-Vienë ndërkohë që kompania njoftoi se në korrik do të rishikohet frekuenca.

Sipas faqes së Austrian, fluturimet janë të hënën, të mërkurën, të premten, të dielën.

Ndërkohë dhe kompania Wizz Air ka njoftuar rifillimin e fluturimeve duke filluar nga data 1 korrik.

SHKARKO APP