“Komunizmi e la Shqipërinë në prapambetje”, Godole: Ne duhet ti njohim personat e përfshirë në diktaturë
Dr. Jonila Godole, drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë e ftuar në Provokacija me Mustafa Nanon është shprehur se komunizmi është një periudhë që e la Shqipërinë në prapambetje në shumë drejtime.
Godole ndër të tjera ka teksuar se shoqëria jonë duhet të jetë me e lirë dhe e interesuar për të pasur një qëndrim në lidhje me të gjithë këtë ngjarje që ka ndodhur në një epokë të caktuar që njihet si epoka e Enver Hoxhës.
Nga “Provokacija”, drejtoresha e IDMC ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë të gjithë të dimë se cilët janë përgjegjësit kryesore apo që kanë pasur sadopak rol në periudhën e komunizmit për ta bërë një bilanc të plotë në lidhje me rolin e tij në atë periudhë.
Gjithashtu ajo ka fajësuar median dhe hapësirën që i kushtojnë Nexhmije Hoxhës që sipas saj nuk është e tërhequr në asnjë moment nga hapat e bashkëshortit dhe është e tepërt që të lejohet të ketë një hapësirë kaq të madhe shprehje.
Komunizmi ishte një fatkeqësi kombëtare dhe diktatori Enver Hoxha është një njollë e zezë në historinë e shqipërisë, për mua ai stopoi historinë?
Ai i tha stop asaj histori dhe krijoi një narrativë të re është ajo histori që ne sot duhet që ti bazohemi. Ai krijoi një epokë të vetën, ne themi ushqimi si në kohën e Enver Hoxhës, veshja si në kohën e Enverit përmes një propagande përmes një narrative të re. Ai ishte diktator dhe një histori që është shkruar nga një grup njerëzish që kanë mbështetur idetë e tij dhe shkruajtën një histori të tillë do të jetë dhe një ndër ssfidat që ne do të kemi.
Ju jeni e prirur që dhe bashkëpuntorët e regjimit ju i shikoni si persona që duhet të japin llogari, i shikoni si persona që duhet të futen në një filter. Pjesa tjetër mendoj se janë me mijëra por nuk mendoj se duhen penalizuar për atë gjë?
Unë jam një individ dhe jo një institucion dhe nuk kam në dorë as lustracionin që të vendos në peshore përgjegjësitë e secilit, por unë mendoj se kushdo që ka qenë pjesë e atij sistemi duhet të ketë një transperencë për këtë. Ne duhet ti njohim personat që kanë qenë përfshirë në të gjithë këtë, dhe do të jemi ne ato që vendosim se çafrë mund të bëjmë me këto persona,por është e rëndësishme që shoqëria të dije se sa i përfshirë ka qenë ai person në një sistem që u mori jetë njerëzve të pafajsëm.
A duhen penalizuar sipas jush ato njerëz të cilët gjatë regjimit kanë hedhur firmën në përputhje me ligjin e komunizmit, qëë thjesht kanë zbatuar ligjin në atë kohë?
Ligji është ligj por nëse ti ke përballë një fëmijë, një grua shtatzane, pleq dhe plaka dhe ti u afrohesh këtyre personave që luten për burg dhe ti i shikon ato dhe i mbyll ato në një tel me gjemba nuk di ctë them se si një shqiptar mund tja bëjë një shqiptari një gjë të tillë. Unë mendoj se se ka kaluar shumë kohë por shoqëria duhet të ngrihej për tragjeditë e shkaktuara nga diktatura. Kjo është një temë e vështirë dhe pa pasur transparencë se ku shkon përgjegjësia e secilit është e vështirë të dilet në një përfundim.
Mendoj se një dëshmi autentike e kemi atë të Nexhije Hoxhës, që të gjithë shquiptarët duhet të bien dakord që ti quajmë rrena, gënjeshtra të mëdha, falsifikime të historisë por unë kam dëgjuar se libriri saj ka pasur shumë shitje.
Nuk mjafton vetëm fake neës ose lajm i rremë vetë hapësira që ne i japim, media që i jep ne folëm për viktimat por sërish duhet të flasim për Nexhmije Hoxhën, e cila që pas 90’ vijon të jetë në qendër të vëmendjes, dhe pse mendoj se shoqëria shqiptare nuk kërkin të dijë një gjë të tillë. Ajo asnjëherë nuk është distancuar nga krimet e së shoqit nga ajo kohë që i la shqiptarët i la shumë pas botës. Ajo është një ndër përgjegjësit kryesor pas bashkëshortit të saj, dhe është e turpshme sesi media i publikon një gjë të tillë, fakte të tilla pa u distancuar aspak nga bashkëshorti i saj. Pse media duhet të transmetojë gjëra të tilla që janë në kundërshtim me demokracinë. Unë medoj se në demokraci jamë për lirinë e medias por unë sjam dakord me aksesin për atë që ne ju japim këtyre personave. Përse nuk flasin mediat për komunitetin çam, por tek ato çështje që na dëmtojnë, për të zbardhur historinë e diktaturës duke vendosur në qendër vetëm për arsye komerciale një person si Nexhmije Hoxha e cila ska bërë asnjë hap pas nga krimet e së shoqit. /abcnews.al