Koncerti, Anastacia elektrizoi Tiranën

Anastacia, një nga këngëtaret me famë botërore, ka performuar mbrëmjen e së martës në Tiranë. Me qindra fansa të këngëtares amerikanë kanë mbushur stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur nga afër performancën e saj live mbrëmjen e 25 gushtit 2015

Anastacia ka sjellë për fansat shqiptar disa nga hitet më të njohura si “Sick & Tired”, “Not that kind”, “Left outside alone”.

Energjia skenike dhe shkëlqimi i këngëtarës kanë marrë vlerësime maksimale nga një publik i të gjitha moshave.

Veç argëtimit të publikut, koncerti i Anastacias mbështet një nismë humane siç është forca e femrës dhe roli i rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin e shoqërisë.

Anastacia shihet si mishërim i kësaj çështje, pasi ka luftuar me kancerin e gjirit për shumë vite duke treguar forcë për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj, pa u dorëzuar. Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, i cili përcjell mesazhe shprese. Koncerti në Shqipëria është pjesë e turit me 60 ndalesa në të gjithë botën.

Përpara performancës Anastacia është pritur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili i ka dhuruar edhe simbolet e kryeqytetit.

SHKARKO APP