Konçesioni shqiptar i Shqopës i vitit 1926, ç’përmbante kontrata me senatorin Sali Vuçiterni

Me 30 korrik 1926 do të lidhej kontrata koncesionare për mbledhjen e rrënjës së shqopës (Erico Arborea). Përfitues i kësaj kontrate ishte Sali Vuçiterni, politikan i njohur i atyre viteve e që ka mbajtur mbajtur detyrën e deputetit, senatorit, nënprefektit të Tiranës etj.

Kushtet e kontratës koncesionare parashikonin një të drejtë ekskluzive të mbledhjes dhe punimit të rrënjës së shqopës që përdorej për për pipa e llulla. Afati i kontratës ishte 10 vite. Kontrata u publikua në Fletoren Zyrtare duke u kthyer në ligj me 20 dhjetor të vitit 1926. Ajo parashikonte të drejtën ekskluzive në të gjitha trojet e shtetit për mbledhjen e rrënjëve të kësaj bime.

Koncesionari duhej të ngrinte një garanci prej 10 mijë franga ari dhe parashikonte një prodhim vjetor për nevoja të brendshme dhe për eksport në masën 500 deri 1500 ton. Nga aan tjetër, koncesionari përjashtohej nga tarifat doganore për çdo pajisje e makineri që importohehsin për qellimet e këtij aktiviteti ekonomik.

Koncesionari detyrohej që të ndërtonte në qytetin e Shkodrës një fabrikë. Kontrata parashikonte gjtihashtu që të gjithë punëtorët joteknikë të ishin shqiptarë ndërsa teknikët, nëse nuk gjendeshin në vend, mund të punësoheshin nga jashtë.

Në përfundim të afatit të koncesionit, infrastruktura (godinat, makineritë, pajisjet etj.) I mbeteshin qeverisë shqiptare pa shpërblim./scan

SHKARKO APP