Konferenca e parë e rinisë antifashiste

Nga Asqeri Diko – Në datat 09-13 qershor 1943, në Zaloshnje të Skraparit u zhvillua Aktivi i Parë të Rinisë Çlirimtare Shqiptare. Kanë kaluar shtatëdhjetë e pesë vjet nga ajo ngjarje e madhe e Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo datë, do t”na kujtoj shekujve luftën e madhe çlirimtare që bëri rinia e Shqipërisë dhe vetë populli shqiptar, kundër pushtuesve dhe armiqve të vendit. Partizanët dhe partizanet, të ardhur nga e gjithë Shqipëria, u mblodhën në këtë shtëpi të moçme, atdhetare. Ajo shtëpi e moçme e Asllan dhe e Muhamet Dostit dhe më vonë e rilindësve të shquar: Mahmut, Servet dhe e Hysen Dostit Zaloshnjës qe Kështjella ose Shtëpia e Kuvendeve të Historisë së Shqipërisë, ku u mblodhën burrat e sokoleshat e atdheut, që në kohën e luftës kundër turqve dhe deri në LANÇ-re, për mbrojtjen e vendit. E gjithë Zaloshnja, qe në mbrojtje të kësaj Konference historike. Kryetari i këshillit nacionalçlirimtar të fshatit, Hysen Ismaili, së bashku me këshillin, me kryetaren e organizatës së gruas antifashiste, Bejaze Veli Shimi dhe kryesinë e saj, si dhe Mahmut e Hysen Zaloshnja, Neki Sula, Sako Shimi, ish kryeplaku i Zaloshnjes, i morën të gjitha masat organizative për t”i pritur partizanët e partizanet me nderin e atdheut.

Për këtë problem shumë të rëndësishëm, Hajdine Diko tregonte: “Para se të vinin partizanët, një mbasdreke, Gjyrxhia, e shoqja e Hysenit, më thërret nga ballkoni, që unë të shkoja në shtëpinë e tyre. (Shtëpitë i kishim shumë afër as 15 metra larg) -O hanko Hajdineja, hajde pak lart, se kam ca fjalë për të të thënë, – më thotë ajo si e qeshur. Në kokë mbante një shami të zezë dhe mbi atë një shami të bardhë dhe llafoste me mua, duke shkundur qilimat në ballkon. Mbas një ore vete dhe në shtëpi ishin: xha Mahmuti, djali i tij, Hyseni, Refija, e shoqja e Mahmutit, Bukuria, gruaja e Qaniut. U ulëm tek qoshku, ku ishin vendosur ca poste të dhënëve e të dhive dhe një qilim i bukur, pak i gjatë. Hyseni, më tha : – Hajdine. Mbas ca ditësh, në këtë shtëpi, do të bëhet një mbledhje e madhe. Do të vijnë mjaftë partizanë, nga e tërë Shqipëria dhe do të rrinë ca ditë. Kemi menduar që bukën dhe gjellën, për këta njerëzit që do të vijnë, do ta bësh ti, Ruzja e Refitit dhe çupa e saj, Hetemja. Ti, do të jesh përgjegjësja e gatimit të ushqimeve. Edhe Gjyrxhia e Refija, do të jenë pranë. Kjo punë, duhet bërë që sot. Ca ushqime të tjera, do t’i mbledhim edhe në fshat. Do të thërras edhe kryetarin e fshatit, xha Hysen Ismailin e do bisedojmë për këto gjëra. Në atë kohë, xha Mahmuti i tha djalit:  – Ik tani dhe merre që të llafosim më mirë. Kjo punë, nuk ka kohë. Të mos të turpërohemi. Kjo shtëpi, ka qenë e trimave të Shqipërisë edhe herë të tjera, kundër turqve e armiqve të tjerë, or djalë.

Ditën e katërt, po mblidheshin ndihmat ushqimore nga fshati. Edhe populli u lajmërua për kujdesin që duhej të tregonte për këtë punë. Përveç ushqimeve, po rregullonim edhe dhomat, për t’i pastruar, për t’i lyer me gëlqere. Shkallët e jashtme dhe ato të brendshmet, u lyen me gëlqere. Mbas tetë – nëntë ditësh, filluan të vinin partizanët nga drejtime të ndryshme, me armë e disa me çanta. Dhe kështu.më 9 qershor 1943, në mëngjes, filloi mbledhja. E mbaj mend si tani që po llafos. Mbledhjen e bënin tek dhoma e madhe ose siç e quanin, Pashodë. Tavanin e dritaret, i lyem me bojë. Bukën e gjellën, i bënim tek ahuret e shtëpisë së Mahmutit. Hyseni na tha mbas një dite, se “ për të kontrolluar ushqimet kemi edhe dy guzhinierë dhe një mjek partizan për të ndihmuar. ” Puna ishte e madhe. Refija dhe Bukurija, më thoshnin : – Hanko Hajdine, a u lodhe, a u poqën mirë bukët në ponica dhe gjellët si u bënë ? A janë gati lugët e pjatat se tani është koha për të ngrënë mëngjesin partizanët ? Bukuria e Qaniut që ishte më e re edhe ajo ndihmonte, por ajo merrej më shumë me një partizane që punonte në një makinë shkrimi, në katin e parë, në ahuret e shtëpisë së Mahmutit. Partizania, punonte ditën e natën vonë.Emrin nuk ia mësuam dot, se e kishim të ndaluar t’i pyesnim. Në këtë ahur, shtypeshin letra për luftën. Nënat e fshatit, ishin gati për çfarë duhej. Gjatë atyre ditëve, dëgjonim edhe këngë partizane. Kur shlodheshin, dilnin e rrinin në Tepe dhe shikonin fshatin. Laheshin tek çezma e drunjtë që vinte nga Gurrëza dhe uleshin tek shelgu i madh, përballë shtëpisë dykatëshe. Në ditën e tretë, Hyseni, më thotë : -Hajdine, a ka sheqer dhe kafe ? – Sheqer pak ka, ama kafe jo. Atëherë, Bukuria e Qaniut, gruaja e djalit të Mahmutit, vajti tek fisi i Çarçanëve dhe mori pak kafe. Në katin e parë, punonte një vajzë e bardhë, e gjatë pak dhe me flokë të shkurtër.Nuk kishim të drejtë ta pyesnim se çfarë bënte ajo, në atë makinë. Vija me Refijen, me Ruzen, Cikon e Hetemen, për të marr pjata, lugë, ose ndonjë gjë tjetër dhe atë vajzë e gjenim duke punuar shumë shpejt. I çoja ndonjë kafe dhe ajo më falënderonte. Ndonjëherë më thoshte se nuk kam kohë ta pi, se kam shumë punë. Kur shkruante në makinë, makina jasht në oborr, nuk dëgjohej. Natën partizanët punonin me llampa me vajgur, deri vonë dhe kishte raste që bukën e hanin me vonesë. Edhe këshilli i fshatit, Hysen Ismaili, vinte shpesh dhe llafoste me ne për ushqimet dhe për rojet që bënte populli. . Për pesë ditë e katër netë, dëgjova vetëm tri emra partizanësh. Njërit i thërrisnin Ramadan, tjetrit Nako dhe një vajzë e thërrisnin, Ramize. Këta emra i dëgjova ditën e tretë, kur po pastroja oborrin e Tepesë, ku rrinin bagëtia. Duke zbritur nga shkallët e ngushta të brendshme, posht ballkonit, ata po llafoseshin ngadalë atë ditë qershori. Një partizan i thirri shokut të vet, që kishte një trup të gjatë : -O Ramadan, eja këtu tek muri i lartë pranë lisit. Ai i zbriti shkallët dhe iu afrua shokut.Po dilnin edhe të tjerë përjashta.

-Pse më thirre ?- Shiko, shiko, sesa bukur duket mali i Zaloshnjes, që këtu. Shiko sesi kuqojnë rrezet e diellit, tek faqet e malit. Tek Sofati, kullosnin qetë e fshatit. Në atë kohë, unë vazhdoja të pastroja oborrin. Një partizan dhe një vajzë, dolën tek qoshku. Partizani që ishte tek oborri, u thotë: – Thuaji Ramizes e Nakos, të vijnë këtu, të shplodhen, se shpejt është për të punuar. Në kohën që unë e mbarova pastrimin, këta partizanë, me një fletore në dorë, duke kollitur, po zbrisnin shkallët e lyera me gëlqerë, duke qeshur. Partizani, kapelën e mbante në brez, kurse vajza, në kokë. Vetëm këta emra dëgjova. Hyseni i dinte, por nuk na tregonte. Mbas tri ditësh që partizanët kishin shkuar, atëherë Hyseni na mblodhi në shtëpinë, ku u bë mbledhja dhe na falënderoi, mua, Ruzen, Hetemen e Bukurijen për punën e mirë që bëmë për gatimin e ushqimeve, për rregullin e pastërtisë, etj. Edhe Mahmuti, po ashtu na tha fjalë të mira. Ai ishte ca i sëmurë në atë kohë. Hyseni na tregoi disa emra të tyre, si : Ramadan, Ramize, Nexhmije, Nako. Dita e fundit qe me shumë punë. Bukën e hëngrën prap vonë. …. “

Letra e Xhemal Ismailit për Konferencën.

Në Konferencën e Parë të Rinisë së vendit, nuk mori pjesë njeri nga ne, as Mahmuti, as Shkëlqimi e as njeri, vetëm se bënim shërbim me roje jashtë. Unë e Mersin Selimaj, ishim korrierë në atë kohë, në dispozicion të konferencës dhe çonim letra edhe në Belsh të Elbasanit dhe shkonim kudo, ku ishin dislokuar repartet partizane. Nuri Shimi ish korrier, brenda fshatit. Ushqimet gatuheshin në hauret e shtëpisë së Mahmutit dhe në shërbim ishin: Hajdineja (nëna ime –A. Diko), Ruzja, Hetemja, (vajza e saj ), Refija e Mahmutit dhe dy kuzhinierë partizanë e një mjek partizan. “Në atë kohë, nuk njihnim njeri me emër të vërtetë, pavarësisht se hynim brenda dhe i njihnim si fytyrë, shokë e shoqe, por se kush ishin në të vërtetë, nuk i dinim. Po jap një shembull: “Unë dhe Mersini i Banushit, kemi marrë një letër, në Katër – Lis të Sulovës, ku ish dislokuar një batalion detashment, me komandant batalioni, Pip Bakalli, nga Durrësi dhe letrën që çuam ne, ai urdhërohesh nga Shtabi i Përgjithshëm, që të hapeshin koçekët e misrit, në Mollas të Belshit, të Shefqet Vërlacit dhe tu ndahej misri, popullit të zonës së Sulovës dhe të Lumasit, të Kuçovës dhe kur u kthyem në Kërpicë të Gramshit, na kapën ballistët në befasi dhe na morën në vreitje në marshim dhe na i fusnin me shqelma rrugës. Në Dobrenj, arriti Abas Ermënji, na pyeti nga jini dhe ne treguam nga Zaloshnja dhe ai u dha urdhër ballistëve, të na jepnin shulat e pushkëve, që na i kishin marrë ata dhe na thoshnin: -“Thuajini Enver Hoxhës se është në Zaloshnje, te Mahmut beu se ne s’pajtohemi me të, se nuk marrim motrën grua, dua të them se dhe ne po punonim për të ndihmuar luftën. ..”

Nga Ditari i Ramize Gjebresë:

E premte, 4 qershor.Berat. Petriti nuk qe në shtëpi. Kish shkuar në Durrës.

E diel, 6 qershor.

Zaloshnje. Erdha në orët e para të natës. Mbas fshatit Mbrakull deri në Zaloshnje, po thuaj kam ecur në shi

E hënë, 7 qershor, Zaloshnje

E martë, 8 qershor, Zaloshnje.

E mërkurë, 9 qershor Zaloshnje – Ora 9 filluam nga puna.

E enjte, 10 qershor.

Zaloshnje

E premte, 11 qershor

Zaloshnje.

E shtunë, 12 qershor

Zaloshnje

E diel, 13 qershor

Zaloshnje

E hënë, 14 qershor Zaloshnje.

E martë, 15 qershor

Sot harrijtëm në Vërshezhë, prej Zaloshnje.

E mërkurë, 16 qershor. Sot jemi në Vërshezhë.

E hënë, 21 qershor

Sot jemi në Milovë. Jam pak e sëmurë.

E martë, 22 qershor

Vij prej Zaloshnje për Dobrushë.

E mërkurë, 23 qershor

Në Dobrushë. Jam e sëmurë.

Mora vesh se është vrarë Ramizi.

E enjte, 24 qershor

Dobrushë.

E premte, 25 qershor

Çorovodë. Varrimi i Ramiz Aranitasit.

E shtunë, 26 qershor

Kakrukë – Udhëtova natën. Në mëngjes fjeta pakë.

E diel, 27 qershor

Sot erdha në Vërtop.

E hënë, 28 qershor

Nga Uznova në Berat.

E martë, 29 qershor.

Edhe sot, jam në Berat.

Në dokumentet zyrtare, shkruhet se Konferenca e Aktivit i zhvilloi punimet nga : 09 – 13 qershor 1943. Nuk shkruhet, në ditar, nëse shkuan të gjithë partizanët apo disa. Fjalët: “Sot arrijmë në Vërzhezhë prej Zaloshnje – 15 qershor” dhe “Sot jemi në Vërzhezhë”, tregojnë se partizanët duhet të kenë qenë të gjithë në Vërzhezhë. Nuk shkruhet se nga ikën. Nga data 17- 20 qershor 1943, në ditar nuk ka asnjë shënim. Në datën 21 qershor 1943, ka qenë në Milovë me shokë dhe po në atë datë ka shkuar në Zaloshnje. Në datën 22 qershor 1943 ikën nga Zaloshnja, në Dobrushë. Nuk shkruan nëse është me partizanët e tjerë. Pra, po të lexosh me kujdes ditarin, Ramizeja me disa shokë, kanë qëndruar dhe 9 ditë të tjera në Zaloshnje, duke shkuar në Mëlovë, Verzhezhë e Dobrushë dhe duke u kthyer prapë në Zaloshnje. Interesante, për historikun e zhvillimit të ngjarjeve të kësaj date apo Konference, do të ishte jashtëzakonisht mirë, të kishim të plotë Ditarin e atyre ditëve të përshkruara gjatë e gjerë, të kishim Procesverbalin a Rezolucionin, listën e partizanëve, programin e plotë, takimet me popullin e fshatit, emrat e rojeve partizane të fshatit, kush e përgatiti bukën e gjellën, kush i shtypte dokumentet, kush i dërgonte në terren e shumë gjëra të tjera. Si nga artikulli i Taras Begesë, i ndodhur në Muzeun Historik Kombëtar, ashtu edhe nga vetë Ditari i kësaj partizaneje syshqiponjë në beteja, marrim vesh se dhe Ramizeja ka qenë organizatorja e Konferencës së Aktivit të Parë të Rinisë Komuniste Shqiptare në Zaloshnje. Ajo, ka ardhur e para në Zaloshnje për të marr masat e tjera të nevojshme, përveç ardhjes së Enver Hoxhës, në maj 1943 dhe në 3 qershor 1943. Ajo, ka ardhur nga Mbrakulla përmes shiut pothuaj në këmbë, sipas Ditarit. Ja si shkruan :“ E diel, 6 qershor. Zaloshnje. Erdha në orët e para të natës. Mbas fshatit Mbrakull deri në Zaloshnje, po thuaj kam ecur në shi. ” Ajo, nuk tregon as shokët që e shoqëronin., Nga studimi i dokumenteve të saja, si pjesë e historikut të Zaloshnjes, kam shpërndarë një mesazh a një lidhje historike në “Shqiptarja.com”.Në ditar, tregohet se Ramizeja, ka qenë e sëmurë. Shumë histori interesante, janë shkruar e po shkruhen për enigmën

“INTERESANTJA “.Për një sokoleshë shqiptare, për një organizatore të veçantë të LANÇ-re, për një aktiviste të madhe në Kohën e Epopesë së kësaj lufte, duhet të shkruhet ditë e natë dhe të dalë e tërë ENCIKLOPEDIA e saktë e vajzës trimëreshë. Kjo do të jetë bukuria më madhështore. Falënderoj ata gazetarë, autorë të ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së kobshme, autorë të njohjes gjatë kohës së luftes partizane etj, që kanë folur e shkruar për Heroinën e asaj Brigade V. Sulmuese. Ramize Gjebrenë e vranë si një Personazh të rrallë. Ajo është tragjedi për marrje pushteti. Ramizeja ishte e zgjuar dhe luftëtare trimëreshë. Atë e trgon edhe Ditari i Luftës Nacionalçlirimtare që ka mbajtur vetë. Dashuria me Zaho Kokën, një mister historik i përgatitur. Një turp historiko –atdhetar. E çfarë dashurie, ishte ajo ? Turp.Shikoni sot femrat dhe meshkujt se çfarë bëjnë. Të gjithë t”i vrasim ! Sa poshtërsi ! Një barbarizëm femëror. Ajo duhet të bëhet Heroina e LANÇ-re, duke korrigjuar fajet e së Djeshmes Historike. Data e Konferencës së Rinisë Antifashiste, e mbajtur në Zaloshnje, më 09-13 qershor 1943, do të rikujtohet në historinë e LANÇ-re, brez pas brezi. Zaloshnja nuk i harron datat historike. Kjo pasqyrohet dhe nga puna e madhe e kryesisë së shoqatës atdhetare kulturore “Zaloshnja”, me në krye, Albert Sulën, që rirregulloi, pas disa vitesh, Lapidarin e Dëshmorëve në këtë fshat, më 05.05. 2018. Më vonë do të rregullohet dhe shtëpia e Kuvendeve të Historisë, si një muze i gjallë i Historisë së Shqipërisë.

SHKARKO APP