Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eduard Zaloshnja: 7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA

Aktualitet E premte, 11 Tetor 2024 13:44
Eduard Zaloshnja: 7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e 2020-ës, Biden grumbulloi mbi 7 milionë vota më shumë se sa Trump në rang kombëtar, por vetëm 44 mijë prej tyre në 4 shtete të federatës amerikane ishin vendimtare për vajtjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në qoftë se Trump do të kishte marrë 44 mijë vota më shumë në Wisconsin, Arizona, Georgia dhe Nevada (të shpërndara proporcionalisht), fitorja do të kishte qenë e tij!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalo...

Para 21 minutash
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Para 34 minutash
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 35 minutash

Sipas kushtetutës amerikane, mandatin presidencial nuk e fiton kandidati me më shumë vota në rang kombëtar, por ai që ka më shumë elektorë të tij në Kolegjin Elektoral.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kolegji Elektoral përcaktohet nga zgjedhjet presidenciale çdo 4 vjet në SHBA, dhe përbëhet nga 538 elektorë të 50 shteteve të federatës amerikane (numri i elektorëve për secilin shtet varet nga popullsia e çdo shteti). Në shtetet ku fiton një kandidat demokrat, caktohen elektorë të përzgjedhur prej tij. Ndërsa në ato ku fiton një kandidat republikan, caktohen elektorë të përzgjedhur prej tij. Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët në garë duhet të ketë të paktën 270 elektorë që votojnë për të.

Në dy zgjedhjet ku Trump ka qenë në garë (2016 dhe 2020), 7 shtete kanë regjistruar garat më të ngushta, ku fitorja është lëkundur mes Trump dhe rivalëve demokratë: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Nevada, Arizona, Georgia, North Carolina (shihni tabelën më poshtë).

Sipas portalit RealClearPolitics, diferenca mes Kamala dhe Trump nuk e kalon aktualisht vlerën 1% në asnjërën nga 7 fushëbetejat e zgjedhjeve të 5 nëntorit (ky portal llogarit çdo ditë mesataret e sondazheve të ndryshme që zhvillohen në shtete të ndryshme të federatës amerikane). Kështu, Trump ka një epërsi milimetrike statistikore në 4 nga 7 shtetet dhe Kamala në 3 prej tyre. Por diferencat në të shtatat janë fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve (që është mesatarisht plus/minus 3%).

Në javët që kanë mbetur, të dyja kampet pritet të shpenzojnë qindra milionë dollarë për reklama televizive dhe në rrjetet sociale, si dhe për patronazhistë të tyre që do të trokasin derë më derë, në mënyrë që të fitojnë garën e centimetrave të fundit në secilin prej 7 fushëbetejave: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Nevada, Arizona, Georgia, North Carolina.

7 fushëbetejat elektorale Diferencat e votave mes dy kandidatëve kryesorë presidencialë në SHBA
Nga mesataret e sondazheve deri më sot Rezultatet faktike 2020 Rezultatet faktike 2016
Pennsylvania 0.3% 1.2% 0.9%
Michigan 0.8% 2.8% 0.2%
Wisconsin 0.4% 0.6% 0.8%
Nevada 1.0% 2.4% 2.4%
Arizona 0.9% 0.3% 3.5%
Georgia 0.8% 0.2% 5.1%
North Carolina 0.6% 1.3% 3.7%
Me ngjyrë blu, epërsi Demorate; me ngjyrë të kuqe, epërsi Republikane

Shënim 1: Sondazhet këtë vit priten të jenë më të sakta, sepse kompanitë e sondazheve po përdorin algoritme për të ekstrapoluar me afërsi ata votues të Trumpit që janë të prirur mos të marrin pjesë në sondazhe. Algoritmet i bazojnë në deviacionet e sondazheve që janë evidentuar në zgjedhjet e 2016-ës dhe 2020-ës.

Shënim 2: Washington, DC, edhe pse nuk e ka statusin e shtetit, dërgon 3 elektorë në Kolegjin Elektoral. Vetëm shtetet Maine dhe Nebraska dërgojnë elektorë sipas një parimi të përafërt proporcional. Kudo tjetër, përdoret parimi mazhoritar (kush fiton qoftë edhe me 0.01% në një shtet, siguron gjithë elektorët e atij shteti).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 21 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 24 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 27 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 34 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.