Kongresi XI i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore

Nga 31 gusht deri 4 shtator 2015, në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, zhvilloi punimet Kongresi XI i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore (AIESEE). Tema e Kongresit ishte: Vendet e Europës Juglindore dhe integrimi evropian: aspekte politike, socio-ekonomike dhe kulturore.

Nga Shqipëria ishin të pranishëm akademiku Prof. Luan Omari, në cilësinë e Kryetarit të AIESEE-së që përshëndeti Kongresin në seancën plenare të hapjes, si dhe Prof. Dr. Kosta Barjaba, anëtar i asociuar i Akademisë dhe Prof. Dr. Shaban Sinani, të cilët mbajtën kumtesa në seksionet përkatëse të kongresit.
Në përfundim të kongresit, Komiteti Ndërkombëtar i AIESEE-së, meqenëse mandati si Kryetar i Prof. Luan Omarit mori fund, zgjodhi si kryetar të ri Prof. Aleksandër Kostov, Kryetar i Komitetit Bullgar të AIESEE-së.
Komiteti Ndërkombëtar miratoi gjithashtu që Prof. Omari të jetë Kryetar nderi i AIESEE-së.
Gjithashtu, Komiteti Ndërkombëtar vendosi që Komiteti Kombëtar i Kosovës i Studimeve për Europën Juglindore, të pranohet në AIESEE.
Kongresi i radhës u vendos të mbahet në Bukuresht (Rumani).

SHKARKO APP