Konsumimi i kërpudhave ul rrezikun e kancerit të prostatës

Konsumimi i kërpudhave ul rrezikun për prekjen nga kanceri i prostatës tek meshkujt.

Një studim japonez i “Tohuku University” tregon se kryesisht personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish e bulmet dhe pak fruta e perime ishin më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Konsumimi i kërpudhave një ose dy herë në javë redukton me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të rritet deri në 17%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për studimin u moinitoruan 36.499 burra midis moshës 40 dhe 79 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Swiss Digital Mobile Reklama

E para kishte burra që jetonin në prefekturën Miyagi të cilët u monitoruan që nga viti 1990 dhe i dyti me banues në Akisaki që u monitoruan nga 1994 .

Secilit prej burrave iu kërkua të plotësonte një pyetësor që të jepnin informacion në lidhje me zgjedhjet e tyre të jetesës, përfshirë dietën, aktivitetin fizik, pirjen e duhanit si dhe historinë e tyre mjekësore dhe familjare.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikat për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Kjo sëmundje vret çdo 17 minuta një burrë amerikan duke shkaktuar 31.620 raste vdekjesh brenda një viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?