Kontrolli mjekësor bazë, në shtator përfituan rreth 43 mijë qytetarë

42.701 qytetarë të grupmoshës 35-70 vjeç, ose 7,9% më shumë se parashikimi, kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, vetëm gjatë muajit shtator.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, informoi se qarku me numrin më të lartë të kontrolleve rezulton të jetë Kukësi. Sipas FSDKSH-së, janë rreth 365.837 kontrolle të kryera në 9 muajt e 2019. Kontrolli Mjekësor Bazë ka 4 vite që aplikohet dhe i shërben 1,2 milionë shqiptarëve të grupmoshës 35-70 vjeç, të cilët e përfitojnë atë falas.

Qytetarët me anë të këtij kontrolli masin falas një herë 44 parametra shëndetësorë dhe realizojnë 5 teste vlerësuese. Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me anë të këtij kontrolli vlerësohet sa i rrezikuar je për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, sëmundjet e veshkave, diabeti dhe sëmundjet e zorrëve.

SHKARKO APP