Kopja e veçantë e “Mesharit” të Gjon Buzukut ekspozohet në Presidencë

Sot paradite, në hollin “Nënë Tereza” të Institucionit të Presidentit të Republikës u ekspozua një kopje e veçantë e librit të parë në gjuhën shqipe, e “Mesharit” të murgut Gjon Buzuku (1555).

Ky libër i rrallë me vlera historike dhe kulturore u bë dhuratë nga Ati Shenjtë, Papa Françesku I gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014. Një kopje në formë CD-je e “Mesharit” iu dorëzua edhe Drejtorisë Qendrore të Arkivit të Shtetit.

Në frymën e festimit të Krishtlindjes, ditën e enjte, më 25 dhjetor 2014, Institucioni i Kreut të Shtetit do të hapë dyert për publikun e interesuar të shikojë nga afër kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut nga ora11.00 deri në orën 14.00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?