Koronavirusi, Ardit Gjebrea: Realiteti është për të mos u nënvlerësuar

Ardit Gjebrea i është drejtuar publikut shqiptar me një mesazh sensibilizues lidhur me situatën e krijuar dhe masat ndaj koronavirusit.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjebrea ka bërë thirrje për sensibilizim dhe kujdesje maksimale për t’u mbrojtur nga koronavirus.

Le të sensibilizojmë çdo ditë e të kujtojmë thelbin e virusit që po vret!
Duket se transmetohet nga prekja dhe duart janë thembra e Akilit!
Larja e duarve shpesh!
Përdorimi e dorezave!
Evitoni të takoni njerëz!
Kush mundet të qëndrojë në shtëpi!
Në fakt shumë e kanë marrë lehtë, por nga mesazhet që lexova nga Shqiptarët në Itali, kupton që realiteti është për të mos u nënvlerësuar.
Jo panik, por shumë kujdes!”
.

SHKARKO APP