Koronavirusi/ “Fëmijët janë subjekti me vulnerabël”, psikiatrja: Duhet të qendrojnë larg informacioneve

Mjekja psikiatre Arjana Rreli gjatë një interviste për Fax News ka folur për traumën që po shkakton karantina dhe koronavirusi tek shqiptarët dhe pasojat apo dhe mënyrat se si mund të menaxhohet.

Ajo shprehet se trauma dhe ankthi do të ketë pasoja por ajo mund të tejkalohet me lojëra zbavitëse brenda familjes dhe duke shkarkuar impulsivitetin.

Për sa u përket fëmijëve, Rreli deklaroi se duhet që prindërit të merren me to në këtë kohë që ti ndihmojnë q ëtë relaksojnë tensionin e tyre, duke shtuar se duhet të qendrojnë larg informacioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të mendojme se nuk jemi ne të dënuarit e fatit, por jemi të gjithë ne që duhet të pranojmë këto kushte që janë në të mirë të shëndetit tonë të përgjithsëm. Duke e pranuar këtu ulim nivelin e ankthit të vetes sonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të gjejme edhe mënyra që të shkarkojmë këto energji duke improvizuar ushtrime fizike brenda në kushtet e shtëpisë, pasi ndihmon secilin nga ne në favor të kësaj energjie që duhet shkarkuar.

Fëmijët janë subjekti më vulnerabël sepse për nga natyra fëmijet janë plot me eenrgji dhe duan që ta shkarkojnë dhe aq më tepër që u duhet të qendojnë në këtë hpësira të kufizuara. Një gjë pozitive është angazhimi me mësimet online që ka ndërmarrë ministria e Arsimit. Gjëja tjetër është dhe detyra e të gjithëve ne që të merremi me fëmijët, ti ndihmojmë që të relaksojnë tensionin e tyre. Fëmijët duhet edhe të qendrojnë larg informacioneve, duke bërë që ta kalojnë sa më thjeshtë dhe të zbusin këtë konflikt psikologjik që ka krijuar kjo situatë.”- u shpreh Rreli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?