Koronavirusi, frikë se përhapet edhe përmes parave! Dhe Kina nis dezinfektimin masiv të kartëmonedhave

Ndërsa qeveria kineze vazhdon përpjekjet e saj për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës, banka qendrore e vendit në një konferencë shtypi u tha mediave se do të fillonte fjalë për fjalë pastrimin e monedhës së saj nga mikrobet.

Pavarësisht nëse janë dollarë, paund, euro, ose në këtë rast juan, monedhat dhe kartëmonedhat mbajnë mikrobe. Një studim i vitit 2017 i bërë me një kartmonedhë 1 dollarëshe në New York gjeti rreth 397 specie bakteriale në të. Dhe kur dikush me grip e ka atë, ai virus është i aftë të mbijetojë deri në 12 ditë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se ende nuk dihet se sa kohë mund të mbijetojë koronavirusi në sipërfaqe dhe objekte, përfshirë paratë. Informacioni paraprak ka treguar se mund të mbijetojë disa orë ose më shumë, por mund të vritet me dezinfektues bazë.

Në rrethana normale qeveritë në mbarë botën shpenzojnë rreth 10 miliardë dollarë në vit për të zëvendësuar paratë që janë në gjendje të keqe. Por kur diçka aq e rëndë që po përhapet si rasti i koronavirusit, një komb mund të zgjedhë të marrë masa më drastike.

Një metodë për pastrimin e parave është përdorimi i dritës ultravjollcë ose temperatura e lartë mbi të.

SCAN

SHKARKO APP