Koronavirusi, infermierja në Itali tregon shenjat e lodhjes: Rrini në shtëpi, mos çoni dëm punën tonë
Bilanci i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën rritet çdo ditë. Deri më pati në Itali, e cila është vendi i dyti në botë pas Kinës, numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë duke përfshirë 8514 të sëmurë aktualisht, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar.
Por më të lodhur nga e gjithë kjo situatë e rëndë në Itali janë mjekët dhe infermirët të cilët janë në çdo moment të ekspozuar ndaj rrezikut. Ditën e sotme një infermiere nga Milano ka postuar një foto të saj në Instagram ku shihet qartë shenjat e nxira të maskës në fytyrën e saj.
“Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë, këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq më për më shumë se 6 orë dhe nuk mund të shkoj në banjo apo të pi ujë”- shkruan në postimin e saj infermierja italiane. Por Alessia ka një apel për të gjjthë italianët.
“Ajo që unë kërkoj nga të gjithë ju dhe nga kushdo që po lexon këtë postim, është që të mos çoni dëm përpjekjet që ne po bëjmë. Duhet të jeni altruist, të qëndroni në shtëpi dhe kështu do të mbroni ata që janë më të brishtë e mund të preken më lehtë. Ne të rinjtë nuk kemi imunitet ndaj koronavirusit, edhe në mund të sëmuremi ose më keq akoma mund të sëmurim të tjerët.
Edhe unë kam frikë, por jo për të shkruar për të bërë pazar, kam frikë të shkoj në punë. Kam frikë sepse maska mund të më lëviz në fytyrë dhe pa dashur mund të prek me duart pis pjesë të saj ose syzet për përdorim mund të mos më mbulojnë mirë sytë dhe mund të më depërtojë mikrobi. Jam shumë e lodhur dhe si unë të gjithë kolegët e mi, të cilët prej disa javësh ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Por kjo nuk na ndalon të bëjmë punën tonë sic duhet dhe ta bëjmë sic e bëjmë gjithmonë. Vijoj të kujdesem për të sëmurët sepse jam krenare dhe e dua shumë punën time. Por nuk e kam luksin të rri në shtëpi në karantinë, sepse duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time. Edhe ju bëni punën tuaj, ju lutem qëndroni në shtëpi”- përfudnon infermierja italiane në apelin e saj.
Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri italian Conte mora masa kufizuese për të mos përhapur kopronavirusin në vend.
“Nuk do të ketë më një zonë të kuqe. Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Italinë”. Kjo është masa e fundit e paralajmëruar nga kryeministri italian Giuseppe Conte për të përballuar emergjencën e koronavirusit. “Infektimet dhe vdekjet janë në rritje”, nënvizoi Kryeministri italian duke ftuar të gjithë të ndryshojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet. Masat e reja të parandalimit, të thirrura nga Conte “Unë qëndroj në shtëpi”, hynë në fuqi nditën e sotme.